HomeRajoniRezolutë në Kongresin amerikan, kërkohet raport për diskriminimin e shqiptarëve në Luginën...

Rezolutë në Kongresin amerikan, kërkohet raport për diskriminimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Advertismentspot_img

Në Capitol Hill është shënuar një zhvillim historik për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Gjatë dëgjimit kongresional në Komitetin për Punë të Jashtme të Kongresit, në Nënkomitetin për Evropë, kongresisti Keith Self prezantoi rezolutën e parë ndonjëherë të Kongresit Amerikan që trajton në mënyrë të drejtpërdrejtë çështjen e diskriminimit të shqiptarëve në Luginë.

Kjo u bë e ditur nga ish-deputeti Faton Bislimi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Ai tha se kryetari i Nënkomitetit për Evropë theksoi se “ka ardhur koha që Serbia të mbahet përgjegjëse” për trajtimin e shqiptarëve etnikë në këtë rajon, duke e cilësuar pasivizimin administrativ si formë të “spastrimit etnik me mjete administrative”.

“Rezoluta kërkon që Departamenti i Shtetit të përgatisë një raport zyrtar mbi shkeljet e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, duke përfshirë: pasivizimin e adresave, i cili prej vitesh është kritikuar nga organizatat ndërkombëtare, mosnjohjen e diplomave të shqiptarëve, mungesën e përfaqësimit proporcional në institucionet shtetërore të Serbisë, si dhe praktika të tjera të dokumentuara të diskriminimit”.

Sipas ish-deputetit Faton Bislimi, i cili ka qenë i pranishëm dhe një nga zërat që ka lobuar për dekada në Washington mbi këtë çështje, tha se ky është një moment historik dhe “kapitulli më i rëndësishëm diplomatik për Luginën në SHBA”.

Ai theksoi se ky hap është rezultat i një pune shumëvjeçare dhe i përkushtimit të komunitetit shqiptaro-amerikan, veçanërisht në Dallas.

Bislimi vlerësoi se rezoluta dërgon një mesazh të qartë se çështja e Luginës së Preshevës nuk do të anashkalohet më dhe se të drejtat e shqiptarëve në atë zonë nuk mund të shkelën pandëshkueshëm.

“Lugina e Preshevës nuk është e harruar. Zëri ynë është dëgjuar në Kongresin e Shteteve të Bashkuara”, u shpreh ai, duke e cilësuar ditën si “historike dhe motivuese për vazhdimin e angazhimit”.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular