HomeAktualitetDeputetët pinë cigare në ambiente të mbyllura, inspektorët e shëndetësisë kontroll blic...

Deputetët pinë cigare në ambiente të mbyllura, inspektorët e shëndetësisë kontroll blic në Kuvend

Advertismentspot_img

Pirja e duhanit ne ambientet e mbullura është e ndaluar me ligj. Mirepo kjo ndodh dhe brenda ambienteve të Kuvendit ndaj  inspektorët e shëndetësisë ka nisur kontrollet e befasishmne. Lajmi u bë i ditur në seancën e djshme, ku kryetari i grupit parlamentar të PD-së shprehu ankesën se persona të paautorizuar po kryenin kontrolle, duke cenuar imunitetin e deputetëve.

“Me një urdhër të ministres së Shëndetësisë, disa inspektorë të paautorizuar po ushtrojnë kontroll në këtë godinë, përfshirë edhe në vendet e punës së deputetëve,” tha Gazment Bardhi, duke iu drejtuar kryetarit të Kuvendit.

Pas kësaj, kryeparlamentari Niko Peleshi kërkoi verifikimin e situatës dhe më tej sqaroi se po kontrollohet zbatimi i ligjit për ndalimin e pirjes së duhanit në ambientet e mbyllura.

“Sipas ligjit, nuk po veprohet në kundërshtim me asnjë procedurë. Bëhet fjalë për kontrolle lidhur me pirjen e duhanit në ambientet e brendshme. Inspektorët do të jenë të pranishëm edhe në një moment tjetër, pasi ta kemi shqyrtuar çështjen sipas rregullores,” u shpreh Peleshi.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular