HomeKultureInstituti Italian i Kulturës prezanton librin "Etnografi tingujsh", kushtuar arbëreshëve

Instituti Italian i Kulturës prezanton librin “Etnografi tingujsh”, kushtuar arbëreshëve

Advertismentspot_img

Instituti Italian i Kulturës, në bashkëpunim me Shtëpinë Botuese Berk, prezantoi librin kushtuar arbëreshëve, “Etnografi tingujsh – Ese mbi oralitetin, arbëreshët dhe këngën epike”, shkruar nga Nicola Scaldaferri dhe përkthyer nga prof. asoc. dr. Mikaela Minga.

Takimi për “Etnografi tingujsh” u shndërrua në një diskutim magjepsës dhe informues. Të pranishmit patën mundësinë të shihnin edhe dokumentarin “4 breza”, pjesë e një projekti më të gjerë mbi jetën dhe traditat e katër brezave të grave arbëreshe, i cili është shfaqur premierë botërore për publikun shqiptar.

Studiuesit folën edhe rreth ruajtjes, transformimit dhe humbjeve që shoqërojnë kalimin e traditave gojore në formë të shkruar. Qasja tradicionale ndaj kulturës arbëreshe, në Shqipëri, sipas Scaldaferrit ka qenë shpesh e kufizuar në gjuhësi dhe letërsi.

Nicola Scaldaferri dhe Mikaela Minga krijuan një dialog të pasur, që e udhëhoqi publikun nga hapësirat e arkivave të tingullit drejt peizazheve kulturore të komuniteteve arbëreshe; nga metodat e kërkimit në terren te dimensionet intime e rikrijuese të këngës epike.

Diskutimi ndërthuri shpjegime konceptuale, referencave autobiografike, fragmenteve etnografike dhe reflektimeve mbi ruajtjen, transformimin dhe humbjet që shoqërojnë kalimin e traditave gojore në formë të shkruar.

Përmes konceptit të etnografisë së tingullit, Scaldaferri kalon nga partitura dhe notacioni tek praktikat jetësore që gjenerojnë tingullin, siç janë performanca, trupi, mjedisi dhe teknologjia e regjistrimit, duke i konsideruar ato pjesë të një procesi krijimi kulturor.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular