HomeRajoniMarrin sot detyrën krerët serbë të komunave veriore 3 vjet nga bojkotimi...

Marrin sot detyrën krerët serbë të komunave veriore 3 vjet nga bojkotimi i institucioneve

Advertismentspot_img

Pothuajse tre vite pasi kryetarët serbë të katër komunave veriore dhanë dorëheqjet dhe komuniteti serb bojkotoi zgjedhjet e jashtëzakonshme, nesër pritet rikthimi zyrtar i udhëheqjes serbe në këto komuna.

Pas zgjedhjeve të fundit, Mitrovica e Veriut do të drejtohet nga Milan Radejeviq, Zubin Potoku nga Milosh Peroviq, Zveçani nga Dragisha Miloviq, ndërsa Leposaviqi nga Zoran Todiq. Detyrat do t’u dorëzohen këtyre kryetarëve nga homologët shqiptarë që ishin zgjedhur në zgjedhjet e jashtëzakonshme të vitit 2023, pas dorëheqjes së kryetarëve të Listës Serbe.

Kundërshtimi ndaj kryetarëve shqiptarë atëkohë u shoqërua me protesta të dhunshme, veçanërisht në Zveçan, ku mbi 90 pjesëtarë të KFOR-it u lënduan, disa prej tyre rëndë, gjatë përplasjes me protestuesit serbë në maj 2023.

Pikërisht për dhunën e asaj dite, sot është dënuar me dy vjet burg dhe 14 mijë euro gjobë Lubisha Milkoviq, i akuzuar për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës. Ai paraprakisht e kishte pranuar fajësinë.

Autoritetet kosovare ndërkohë kanë arrestuar dhe akuzuar dhjetëra të dyshuar të tjerë për dhunën në Zveçan gjatë vitit të fundit. Disa prej tyre tashmë janë dënuar me burgim pas marrëveshjeve për pranimin e fajësisë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular