HomeKryesoreApeli i Yuri Kim në oborrin e PD, 8 janari dhe falja...

Apeli i Yuri Kim në oborrin e PD, 8 janari dhe falja që duhet t’i kërkohet Lulzim Bashës

Advertismentspot_img

Situata në të cilën ndodhet sot Partia Demokratike është një kronikë e paralajmëruar. Aleati ynë strategjik, SHBA, na e dha mundësinë që të ishim në pushtet. Mbështetja e dhënë ishte e qartë dhe e pastër, me kushtin që në forcën tonë politike të drejtonin të rinj në moshë dhe me vizion. SHBA kërkonte tërheqjen nga politika të liderit historik Sali Berisha dhe më pas mbështetja të ishte e drejtpërdrejtë për një forcë të re euroatlantike, me liderë të rinj, të cilët do të kishin mbështetjen e aleatit tonë.

Kjo nuk ndodhi dhe, menjëherë pas zgjedhjeve të vitit 2021, Sali Berisha do të shpallej familjarisht “non grata” nga SHBA. Këtë herë njoftimi nuk u publikua vetëm në faqen e DASH apo nga një zëdhënës, por u postua personalisht nga Blinken në faqen e tij. Ishte një goditje shumë e rëndë për PD-në, e cila sapo kishte dalë e humbur nga zgjedhjet.

Ambasadorja Yuri Kim, zëri diplomatik i SHBA në Tiranë, do të ishte e drejtpërdrejtë duke sjellë qëndrimin matanë Atlantikut: duhej distancimi nga Sali Berisha dhe përjashtimi i tij nga grupi parlamentar i PD në punimet e Parlamentit të ri.

Kryetari i PD, Lulzim Basha, i gjendur përballë kësaj kërkese, nuk kishte rrugë tjetër. Mirëpo, për shkak të një rruge të gjatë politike, mori vetëm masën e pezullimit të Sali Berishës deri në sqarimin e rrethanave—duke i dhënë mundësinë Berishës të ndërmerrte çdo veprim politik, diplomatik apo gjyqësor për heqjen e kësaj mase dhe ribashkimin me PD-në.

Çfarë ndodhi?
Sali Berisha iu kundërvu PD-së dhe demokratëve. Siç i kishte deklaruar vetë Lulzim Bashës, interesat e familjes së tij ishin më të rëndësishme se ato të familjes demokrate dhe shqiptarëve. Pas 9 shtatorit 2021, Sali Berisha iu kundërvu demokratëve hapur dhe më pas nisi përplasjen me SHBA, që e vazhdon deri më sot.

Në vijim të zhvillimeve politike dhe me dëshirën për t’i dhënë mbështetje PD-së për të ardhur në pushtet, SHBA, përmes ambasadores Yuri Kim, deklaroi në oborrin e PD:
“Partia Demokratike, forca e parë antikomuniste në vend, të mos hajë bar për interesat e një njeriu të vetëm, pra Berishës.”

Sot jemi pikërisht aty. Zonja Kim e tha qartë: SHBA e rrëzoi përtokë përbindëshin duke e shpallur “non grata”, dhe sot jemi te “mullari i barit”, ndërsa PD po shkon drejt shuarjes së plotë. Pjesa militante zgjodhi të jetë barngrënëse; para SHBA-ve zgjodhën Sali “Non Gratën”, duke besuar se do ia dilnin.

Shplarja e trurit që Berisha u bënte kësaj pjese fanatike, se Presidenti dhe Sekretari i Shtetit i SHBA nuk duhen marrë seriozisht, nuk funksionoi. Edhe me Presidentin e ri republikan, masa “non grata” mbetet në fuqi. U deshën zgjedhjet e vitit 2025 që edhe pjesa më fanatike të kuptonte se me Sali përbindëshin nuk fitohet.

Ai sot është braktisur me neveri edhe nga militantët, gjë e cila konfirmohet në foto dhe video të pseudofoltores së tij, pa kuptim dhe pa adresim, që zhvillohen para Kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Sali “Non Grata” pretendon se me 200 mbështetës “komunistë” lule do të rrëzojë Ramën dhe “regjimin”.

Ai është braktisur në mënyrë të jashtëzakonshme nga demokratët, të cilët më në fund kuptuan talljen që po u bënte. Ai e konsideron PD pronë të tij, veten mbret të saj, por është koha të braktiset plotësisht. Tani është koha për t’i kthyer reston. 8 janari po afron, dhe, siç shprehej Jozefina Topalli, Sali Berisha duhet të “nxirret për zhelesh jashtë selisë së PD-së.”

Lulzim Basha, një lider europianist dhe euroatlantist, ka qenë i qartë në qëndrimet e tij. Ai nuk kërkoi përplasje mes demokratësh, por ishte i vendosur në rrugën që çonte drejt fitores, duke pasur në krah SHBA, Britaninë e Madhe dhe BE-në. Ai kërkoi mbështetje mes demokratëve, të cilët, në vend të forcimit të PD, zgjodhën “mullarin e barit”. Një superpakicë vazhdon edhe sot të jetë barngrënëse, duke u sharë dhe duke u përplasur mes tyre në ndjekje të një përbindëshi politik si Sali Berisha, duke shkuar drejt humnerës.

Në këtë absurd politik, në këtë përplasje që Sali Berisha futi mes demokratëve deri në armiqësi, jam krenar që, edhe pse ishim demokratë në pakicë, qëndruam në anën e duhur të historisë. Foltorja kreu vetëvrasje spektakolare me “non gratën” në krye.

E vërteta vonon, por kurrë nuk harron.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular