HomeLifestyle“Babi do jetë engjëlli jonë mbrojtës”- Fshiu fotot me Shpat Kasapin para...

“Babi do jetë engjëlli jonë mbrojtës”- Fshiu fotot me Shpat Kasapin para vdekjes së tij, Selvije Jao rikthen imazhin krah këngëtarit dhe djalit! Mesazhi prekës

Advertismentspot_img

Selvije Jao ka rikthyer një imazh krah këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi në rrjetet sociale, foto të cilat ajo i kishte fshirë para ndarjes nga jeta të artistit, teksa marrëdhënia e tyre ndodhej në krizë.

Foto i përket datës 20 Janar 2024, ku dyshja pozonin krah djalit të tyre Roelit në 2 vjetorin e tij të lindjes.

Krahas imazhit, Selvije Jao ka edituar edhe mbishkrimin në postim, ku i dedikon një mesazh prekës të birit: “P.s. 05.12.2025 Babi do jetë ëngjëlli jonë mbrojtës deri sa Xheneti të na bashkojë inshallah🤲😭”.

selvije jao shpat kasapi1

Marrëdhënia e çiftit ka qenë e tensionuar, ndërsa Selvije Jao foli për një ndarje mes tyre javë para vdekjes së Shpat Kasapit në moshën 40-vjeçare, duke lënë të nënkuptohej se martesa e tyre kishte marrë fund.

Grimierja e njohur, në një bashkëbisedim online me ndjekësit në Instagram, rrëfeu se kishte ëndërruar që fëmijën e saj ta rriste me të dy prindërit, por theksoi se “kjo është jeta”.

selvije jao shpat kasapi (4)

Ajo tha se do të luftojë që djali i saj të rritet në një ambient ku mbizotëron qetësia.

“A e ke pas të vështirë vendimin për të qenë single mam e veçanërisht për fëmijën”, u pyet ajo.

Ndërsa Selvije Jao u përgjigj: “Normal që po, gjëja që unë kam ëndërruar gjithmonë ka qenë të kem familje dhe fëmija të rritet me të dy prindërit, por kjo është jeta.

Për Roelin do luftojë që të rritet në një ambient ku mbizotëron qetësia dhe lumturia, andaj do bëj çmos vetëm që ai të rritet me të gjithë normat që i duhen një mashkulli! E inshallah të kemi jetë dhe forcë ti përballojmë sfidat.”

Por, në ditën e ndarjes papritur nga jeta të artistit, Selvije Jao zbuloi se këngëtari kishte vdekur në krahët e saj, gjatë një udhëtimi në Itali.

Grimierja zbulon se ajo dhe këngëtari ishin shumë të lumtur këtë periudhë, pasi kishin arritur të bënin dokumentet për në Itali, në mënyrë që të çonin Roelin te mjekët logopedë më të mirë të vendit, pasi fëmija është diagnostikuar me spektrin e autizmit.

“Sa të lumtur ishim që më në fund Roelit po i bëheshin dokumentat në Itali, që të mund ta çonim sa më shpejt tek logopedët më të mirë. Sa jemi lodhur, sa jemi stresuar… dhe askush nuk e di! Sa të afërt kemi qenë, sa bashkëpunues në privatësinë tonë, duke shijuar rritjen dhe zhvillimin e Roelit. Nuk prite ta dëgjoje duke të thirrur babi… nuk prite, Shpat. Nxitove dhe na le këtu vetëm, pa ty”, shkruante Selvije Jao.

reagimi i plotë  ish-bashkëshortes se Shpat Kasapit

“Ndrove jetë në krahët e mi, o jetë…

Sa të lumtur ishim që më në fund Roelit po i bëheshin dokumentat në Itali, që të mund ta çonim sa më shpejt tek logopedët më të mirë. Sa jemi lodhur, sa jemi stresuar… dhe askush nuk e di! Sa të afërt kemi qenë, sa bashkëpunues në privatësinë tonë, duke shijuar rritjen dhe zhvillimin e Roelit. Nuk prite ta dëgjoje duke të thirrur babi… nuk prite, Shpat. Nxitove dhe na le këtu vetëm, pa ty.

E le Roelin jetim, o Shpat… Në kohën kur më së shumti kishte nevojë për ty.
Në kohën kur duart e tua i duheshin më shumë se kurrë. Si t’ia shpjegoj Roelit që babi nuk është më?

Më thoje gjithmonë se do të më doje deri sa vdekja të na ndante… por pse u ndave nga jeta në krahët e mi, pse ma këpute zemrën kështu, o jetë?
Inshallah takohemi në Xhenet… Allahu të deshi pranë vetes por unë mezi pres të zgjohem nga gjumi dhe të jesh këtu për ne”…

WhatsApp Image 2025-11-26 at 11.39.11
selvije jao shpat kasapi
selvije jao shpat kasapi1
selvije jao shpat kasapi2
selvije jao shpat kasapi4
selvije jao shpat kasapi3
selvije jao shpat kasapi (2)
shpat-ksapi-selvije-jaho
shpait-selvije
selvije jao shpat kasapi (1)
selvije jao (1)
selvije jao (3)
selvije jao (5)
selvije jao
selvije jao shpat kasapi
Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular