HomeAktualitetBelgjika dhe Danimarka do të hapin ambasada në Tiranë

Belgjika dhe Danimarka do të hapin ambasada në Tiranë

Advertismentspot_img

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali i ka dërguar një mesazh falënderimi homologëve të saj në Belgjikë dhe Danimarkë pas vendimeve të të dyja vendeve për hapjen e Ambasadave respektive në Tiranë.

Duke shprehur mirënjohjen ndaj dy ministrave të jashtëm, Spiropali shkruan në rrjetin social X se “këto hapa ndërmerren në një moment kyç për Shqipërinë dhe pasqyrojnë progresin e qëndrueshëm dhe të shpejtë të integrimit tonë në BE.”

“Mirënjohje e sinqertë për Ministrin e Jashtëm belg Maxime Prévot dhe Ministrin e Jashtëm danez Lars Løkke Rasmussen mbi vendimet e rëndësishme për hapjen e Ambasadave respektive në Tiranë. Këto hapa ndërmerren në një moment kyç për Shqipërinë dhe pasqyrojnë progresin e qëndrueshëm dhe të shpejtë të integrimit tonë në BE.

E vlerësojmë besimin e këtyre vendeve mike në reformat e Shqipërisë, stabilitetin dhe kontributin tonë në sigurinë rajonale, si dhe mirëpresim thellimin e bashkëpunimit dypalësh, si dhe në kuadër të NATO-s dhe forumeve të tjera ndërkombëtare, duke çuar përpara angazhimin tonë të përbashkët për një Europë më të fortë dhe më të sigurt”, shkruan Spiropali.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular