HomePolitikeBerisha lexon rezolutën e IDU: Kambanë alarmi për Shqipërinë

Berisha lexon rezolutën e IDU: Kambanë alarmi për Shqipërinë

Advertismentspot_img

Në konferencën e sotme me gazetarët, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ndal te rezoluta e miratuar dje në Uashington nga Bashkimi Demokrat Ndërkombëtar (IDU), duke e cilësuar atë si një ‘kambanë alarmi’ për Shqipërinë dhe Europën.

Berisha tha se Shqipëria është “si një ‘narko-shtet i parë dhe i vetëm në Europë’, që përdor drejtësinë si armë politike kundër opozitës dhe ka shndërruar zgjedhjet në një ‘farsë elektorale’”, sipas tij.

Kryedemokrati u shpreh se “për herë të parë, në një dokument ndërkombëtar, bota perëndimore ka folur kaq qartë mbi gjendjen dramatike në Shqipëri”, duke shtuar se rezoluta e IDU-së është “mbështetje e fuqishme për opozitën dhe për popullin shqiptar”.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se “që nga tetori i vitit 2024, forumet dhe organizatat e partive të qendrës së djathtë në Europë dhe botë kanë miratuar shtatë rezoluta për Shqipërinë, përfshirë dy nga IDU, dy nga Partia Popullore Europiane dhe tre nga Internacionalja Demokrate e Qendrës, të cilat ‘faktojnë realitetin dramatik të Shqipërisë nën regjimin e Edi Ramës’ dhe japin mbështetje të plotë për opozitën”.

“Rënia e demokracisë dhe lidhja shtet–parti–krim: IDU shpreh shqetësim të thellë se raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 konfirmon ‘shkelje sistematike, përfshirë intimidimin, shitblerjen e votës, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe përdorimin e korrupsionit dhe rrjeteve kriminale për të ndikuar listat e kandidatëve të Partisë Socialiste’, sidomos në qytete si Elbasan, Durrës dhe Vorë”, tha Berisha, duke iu referuar rezolutës.

“Rezoluta denoncon bllokimin e komisioneve hetimore, mosrespektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe kontrollin e ekzekutivit mbi prokurorinë, gjyqësorin, median dhe institucionet rregullatore. IDU shpreh shqetësim për drejtuesit e opozitës, duke përfshirë Sali Berishën, Fatmir Mediun dhe Ilir Metën, duke folur për ‘drejtësi selektive dhe vendime të qarta politike”, u ndal ai më tej.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular