HomeKulture"EVA E TYRE NUK E HËNGRI MOLLËN", Drama e refuzimit dhe mureve...

“EVA E TYRE NUK E HËNGRI MOLLËN”, Drama e refuzimit dhe mureve ndarës, në faqet e një romani interesant/nga Agim Bajrami

Advertismentspot_img

Agim Bajrami
Veprat e Bashkim.Hoxhës gjejnë gjithmonë ndonjë motiv dhe arësye, për tu parë me sy tjetër nga lexuesi dhe kritika e kohës ,si dhe për të ngjallur diskutime të shumta Ndodh kjo .jo vetëm se ato vijnë nga zona dhe terrene të nxehta ,që prodhojnë trauma , por edhe për elementet e pasur narrativë , guximin stilistik , dhe ,për gjuhën e vecantë të alegorisë që i karakterizon ato

Një alien që zbret një mbrëmje të vonë në oborrin e shtëpise së një fshatari , njihet me familjen e tij ,por bëhet si padashje edhe vetë pjesë e dramës së tyre ,të mosmarrjes së vizave Duke i vendosur ngjarjet në një fshat të harruar, ku shumica e personazheve lëvizin si hije, gërryer nga malli dhe vetmija, autori krahas vizatimi të ngrehinës së përbindshme të murit të kufirit, ka nisur me viktimat e këtij muri edhe një lojë të hollë psikologjike Ngatërresa e zbritjes së alienit ,jo në shtetin ku e prisnin por në një territor shqipëtar, nuk e zhvendos subjektin, por e bën atë më intrigues Larmia e skenave dhe miza skenave,e heronjve të dëshpëruar dhe të lodhur nga pritja dhe zhgënjimet , janë materiali bazë i autorit, për të depërtuar më thellë në bërthamën e një drame , që për dekada të tëra e ka torturuar njeriun e thjeshtë shqipëtar ,të etur për lëvizje dhe për komunikim me pjesën tjetër të botës së qytetëruar

Për ta bërë këtë autori nuk preferon skenat e mëdha, me zhurma dhe përplasje të forta atij i mjaftojnë ca lotë malli të nënë Dafinës, fytyra e zhgënjyer e Nikut të dëbuar me forcë nga shteti fqinj, apo aventurat e pafundme dhe të dështuara të Nadirit për të takuar bijtë e tij të mërguar . Duke qenë një vepër me një narracion intensiv, fillimi dhe fundi i saj kanë të njëjtë barazvlerë emocionale , si dhe të njëjtën akustikë të shqetësuar , që nuk të ndahet gjatë gjithë procesit të leximit

Edhe pse me linja të holla dhe simbolikë të kursyer ,ky roman ka forcën dhe energjitë e duhura , jo vetëm për të na mbajtur të mbërthyer mbas shtjellimit të subjektit ,por edhe për të na emetuar disa ngafaqet kryesore të filozofisë së autorit dhe heronjve të tij, për kombet e refuzuar

– Unë nuk e dija ç’ishte kufiri, thotë Alieni i zhgënjyer, nga ajo ç’ ka ndodh në tokë Mësova më pas, se ju nuk kishit vetëm një tra të vetëm kufiri Ju kishit krijuar jetën tuaj, duke pasur në mend kufirin”

Ndonëse një vepër, ku e zakonshmja me të pazakonshmen nuk kanë kufij të përcaktuar dhe shpesh here bashkohen dhe shkrihen me njëra tjetrën, besueshmëria e ngjarjeve dhe personazheve s’vihet kurrë në diskutim Kjo ndodh sepse autori di ti pajisë ata me një aparat të fuqishëm komunikues, me mesazhe dhe kumte universale . Në veprat e Bashkimit pamja e qetë e fasadës shpesh shërben si një kurth për tu takuar me të dukshmen e padukshme ,me ato që nuk i rrok syri, por që në të vërtetë përbëjnë thelbin e rrefimit. Edhe miza skenat e vogla dhe detajet artistikë, që përdor ai bëjnë gjithmonë diferencën Kështu ndodh për shembull në kapitullin e parë me dritën e fortë që lëshon alieni gjatë zbritjes në kopsht, Është një dritë e ngjashme me dritat që lëshojnë në skenë për të zbuluar tiparet e tensionuara të aktorëve përballë zbulimit të një drame , Në një sensi tjetër ky lloj fokusimi shërben edhe si një reagent kimik ,për ti dhënë më.shumë force dhe energji ngjarjeve që do të pasojnë më tej Ardhja e Alienit, dashuria e Letës dhe bisedat e saj të gjata dhe filozofike me vizitorin jashtëtokësor, përpjekjet e doctor Vagnerit dhe policëve të qeverisë për të komunikuar me ta, ardhja e kinezëve dhe ansamblit artistik rus në fshat, janë skena të gjalla dhe shumë interesante, që e trondisin peisazhin e fjetur dhe monoton të një fshati dhe emetojnë një energji artistike në vepër

Vendimi për vendosjen e vizave për vizitorët e shtëpisë së Nadirit ,i cili përbën një nga kulminacionet e kësaj vepre përveç se shprehje revolte ,është edhe një lloj rilindje dhe reagimi, për vënien në vënd të një dinjiteti të nëpërkëmbur Ajri i kësaj vepre është i mbushur sa me zëra revolte aq dhe me dialog të përhershëm të atyre që kërkojnë të fluturojnë në qiell , por fatkeqësisht janë dënuar të mbesin pengje të tokës Ashtu si në vepra të tjera autori pëpiqet të vizatojë sa të mundë raportet e prishura mes lirisë së shkruar në letër dhe asaj që egziston de fakto ,mes estetikës së dinjitetit dhe ëndrrave të përçudnuar, mes dëshirave dhe pamundësisë .

Edhe pse me fjalë të thjeshta monologu i Letes ështe i afte të japë dramën e madhe të mungesës së lirisë së levizjes me gjithë dimensionet dhe dramën e brendshme të të saj

-“Linda unë

Jam e detyruar ta ndërtoj jetën time lidhur me këtë fshat Eshtë njësoj si ta zemë ,c’farë është balona Ajo kërkon të ngjitet në qiell ,të iki larg, por ka një fije që nuk e lë të largohet nga nga kunji “

Ndonjëhere shoh ëndrra sikur fluturoj ,por kur zgjohem e shoh veten të lidhur mbas një huri gardhi

Në funksion te ndriçimit të kësaj drame autori nuk fokusohet vetëm tek trau me vija të kuqe dhe të bardha të doganave ,por edhe tek traret e vegjël dhe të padukshëm që ne mbajmë brenda vetes ,shumë më të egër se kufijtë mes shteteve Nëse për heroinën e këtij romani fjala ” Mos “është thjesht një kod refuzimi, për të mos guxuar të shihesh sy më sy me lirinë ,për arsyetimet e Alienit ky është një kod më i gjerë

“Toka Një vend fare i vogël, ku njerëzit nuk merren vesh me njëri tjetrin Kafshët në lirinë e tyre, nuk i luftojnë të ngjashmit.”

Në këtë roman dhe disa të tjerë para tij dialogu shpreh jo vetëm qëndrimet dhe filozofitë përkatëse të personazheve, por edhe karakterin e tij stigmatizues ndaj politikave të të padrejta të kohës dhe aparateve burokratike dhe të pamëshirshme të shteteve evropianë

Në këtë kontekst vepra jo vetëm arrin të shpërfaqë plotësisht tekstin e saj të pakënaqësisë ndaj ndarjeve dhe mureve , mes njerëzve por edhe ti mbulojë ato me një alegori të fuqishme.

Ajo na ofron një tjetër mënyrë për ti parë dhe vëzhguar portretet e ftohtë dhe të papërshkrueshëm të doktor Faustinos si dëshifrues i Qiellit, dhe Doktor Vagnerit Kontrastet e tyre me portretet e njerezve të thjeshtë të popullit si Nadiri ,Niku, Leta ,dhe Dafina janë tepër të theksuar

Edhe pse te mbuluar nga një mjegull surreale dhe të parë me përbuzje nga pjesa e përtejme e kufirit ,karaktere të tillë rrezatojnë jetë dhe njerzillik Nadiri edhe pse nga njerëzit e kufirit konsiderohet si një tip aventurieri dhe mashtruesi, që bën gjithçka për t’ua hedhur doganierëve dhe policëve të kufirit, është një baba i dhembshur dhe i përmalluar për bijtë e tij në emigracion Në fund të fundit, gjithçka që ai bën për të kapërcyer muret që e ndajnë nga fëmijët e tij, janë te falshme dhe të motivuara

Leta të imponohet si karakter me të folurën e saj të ngadaltë , por të mbushur me filozofi per jetën Dafina për ndjenjat e saj të fuqishme mëmësore, ndërsa Nadiri për aventurat e tij të pafundme për kalimin e kufirit me çdo kusht Edhe pse vijnë nga e njejta shtresë sejcili në veprimet e tij motivohet nga një qëllim i caktuar egzistencialist

Leta bie në dashuri me Alienin ,jo fort nga vlerat e tij individuale ,por me lirinë që mbartëte ai me vete

Në këtë rrafsh duhet parë edhe aludimi i saj me mollën dhe historinë e mëkatit të Evës Ajo është e bindur se planeti ynë i infektuar prej shekujsh nga mëkatet është shumë e vështirë për tu pastruar

–A keni pasur ju një Evë në kopështin tuaj të parajsës ?pyet ajo Alienin Jo tha ai

Epo tani po e kuptoj përse ndryshojmë ne të dy dhe ti nuk na kupton thotë ajo

.Eva juaj nuk e hëngri mollën dhe ju vazhdoni të jetoni në parajsë ,ndersa ajo Eva jonë nuk duroi dhe e hëngri mollën dhe ne na dëbuan nga Edeni

Subjekti i romanit ” EVA e tyre, nuk e hëngri mollën” të kujton” Udhetimin pa vizë të një alieni ,por këtë here me përplasje dhe përmasa më të gjera Eshte një roman ku drama dhe komedia bashkëpunojnë ngushtë me njëra tjetren ,për të na zbuluar të vërtetën e madhe universale ,se toka nuk ndahet nga universi, por nga vetja

Dhe se kjo botë ku jetojmë, është ndare në ne dhe ata

“Mjafton të zbëthejmë thellësinë dhe vërtetësinë dramatike të këtij pohimi, për të vlerësuar veprën në fjalë edhe peshën e madhe që mbart ajo në fletët e saj.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular