HomePolitikeProjektvendim i ri- Mbrojtja nga sulmet hibride, spiunazhi dhe dezinformimi, qeveria vendos...

Projektvendim i ri- Mbrojtja nga sulmet hibride, spiunazhi dhe dezinformimi, qeveria vendos “filtër” për investimet e huaja

Advertismentspot_img

Një projektvendim i ri i propozuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit (MEI), parashikon ngritjen e barrierave mbrojtëse ndaj kapitaleve të huaja që mund të cenojnë infrastrukturën kritike, të dhënat sensitive apo lirinë e medias.

Relacioni që shoqëron projektvendimin shpjegon se “ndryshimi vjen si pasojë e evoluimit të rreziqeve globale”. Në dokument theksohet se sulmet kibernetike, fushatat e dezinformimit dhe rrjedhja e të dhënave personale, po përdoren gjithnjë e më shumë si “kërcënime hibride”.

Një vëmendje specifike në këtë projektvendim i kushtohet sektorit të medias.

“Përballë investimeve të huaja, ky sektor duhet të trajtohet me kujdes të veçantë… në mënyrë që investimet të mos kthehen në burim ndikimi të dëmshëm për shoqërinë,” thuhet në relacion.

Me hyrjen në fuqi të këtij projektvendimi, do të ngrihen dy mekanizma të rinj që do të veprojnë si ruajtës të ekonomisë strategjike si Këshilli për shqyrtimin e IHD-ve, një organ kolegjial vendimmarrës dhe Struktura përgjegjëse në MEI, një njësi e specializuar për analizën teknike të investitorëve.

“Kjo nismë është edhe një detyrim në kuadër të integrimit evropian. Projektvendimi është pjesë e “Kapitullit 30” të negociatave dhe synon të linjëzojë ligjet shqiptare me Rregulloren (BE) 2019/452.”, theksohet në relacionin shoqërues.  

Drafti pritet të kalojë për konsultim në të gjitha ministritë, përfshirë shërbimet inteligjente dhe ato të sigurisë financiare, para se të kalojë në qeveri.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular