HomeRajoniZgjedhjet në Kosovë/KQZ hedh shortin, subjektet politike mësojnë renditjen në fletën e...

Zgjedhjet në Kosovë/KQZ hedh shortin, subjektet politike mësojnë renditjen në fletën e votimit. Mbrëmë u bë dorëzimi i listave me kandidatët për deputetë

Advertismentspot_img

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike të certifikuara në fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, që do të mbahen më 28 dhjetor.

Nga gjithsej 23 subjekte politike të certifikuara, përfshirë 17 parti politike, 3 koalicione, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat i pavarur.

Sipas shortit të hedhur nga KQZ, Lëvizja Vetëvendosje, e cila garon në koalicion, do të paraqitet në fletëvotim me numrin 116.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë numrin 123, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës do të garojë me numrin 130.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të jetë e renditur me numrin 129, e njëherësh Nisma Socialdemokrate me numrin 130.

Nga koalicionet e certifikuara, përveç atij të LVV, mbetet koalicioni PAI–PDAK–LPB i renditur me numrin 125, ndërsa Koalicioni Vakat do të garojë me numrin e caktuar 132 nga shorti i KQZ-së.

Në garë janë edhe dy iniciativa qytetare, Nisma Qytetare për Kosovën, e cila do të jetë në fletëvotim me numrin 117, si dhe iniciativa PSA me numrin 131.

Kandidati i pavarur Nexhmedin Sedillari do të paraqitet me numrin 119. Po ashtu në zgjedhjet e 28 dhjetorit do të garojnë edhe subjektet politike që përfaqësojnë komunitetet joshumicë.

Kosova Demokratik Turk Partisi (KDTP) do të garojë me numrin 112,me numrin 114, Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës me numrin 115, JGP Partia Unike Gorane me numrin 118, Partia Liberale Egjiptiane me numrin 120, ndërsa Partia Rome e Bashkuar e Kosovës do të jetë me numrin 133.

Lista Serbe, e cila është certifikuar një ditë më parë, do të mbajë numrin 127 në fletëvotim për këto zgjedhje nacionale.

Këta janë numrat me të cilët subjektet politike do t’u drejtohen votuesve në zgjedhjet e 28 dhjetorit, ndërsa fushata pritet të nisë nga 17 dhjetori për të përfunduar pikërisht më 28 dhjetor, ditën e votimit. /Marrë nga Klankosova.tv

Afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e parakohshme në Kuvendin e Kosovës përfundon mbreme në mesnatë, konkretisht në orën 23:59.

Menjëherë para këtij afati, tashmë janë mbyllur tri etapa të rëndësishme të procesit zgjedhor.

Bëhet fjalë për aplikimin për certifikim të subjekteve politike që synojnë pjesëmarrjen në zgjedhje, regjistrimin e koalicioneve ndërmjet partive politike, si dhe njoftimin e subjekteve që kanë vendosur të mos garojnë.

Të gjitha këto procedura janë përmbyllur më 30 nëntor, deri në orën 23:59. Ndërkohë, fushata zgjedhore për zgjedhjet nacionale do të nisë më 17 dhjetor.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular