HomeKryesoreSKANDALI/Kosova quhet “Metohi”, pretendimi i Serbisë pasqyrohet në librin zyrtar të...

SKANDALI/Kosova quhet “Metohi”, pretendimi i Serbisë pasqyrohet në librin zyrtar të Gjeografisë në shkollat shtetërore të Maqedonisë së Veriut

Advertismentspot_img

Një foto e shpërndarë në rrjetet sociale ka shkaktuar një skandal të madh sa i përket arsimit në Maqedoninë e Veriut.

Analistja Nafie Selmani ka publikuar një foto ku shkruhet se Kosova quhet “Metohi” dhe se i përket territorit të Rerpublikës së Serbisë.

Ajo akuzon partinë në puishtet “VLEN” dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, pasi si dy aleatë, nuk do të duhej ta lejonin këtë gjë sipas saj.

“A është për burrat e VLEN-it Kosova – Kosovë, apo “Metohia”, ashtu siç figuron në librin e Gjeografisë për klasën e shtatë, botim i vitit 2025?

Dhe a është i njoftuar për këtë emërtim mbështetësi i tyre më i madh politik, kryeministri i Kosovës, ai që shquhej për deklarata nacionaliste? A pajtohet edhe ai që Kosova qenka “Metohi”?

A nuk u vjen pak turp burrave të VLEN-it që nuk arrijnë të mbrojnë as gjënë më elementare të identitetit tonë kombëtar? Apo, sipas zakonit, fajin e   ka sërish Ali Ahmeti, Taravari, ai, ata, unë…të gjithë vetëm ata nuk kanë faj?

Sa herë duhet t’ju poshtërojnë ata juve, pastaj ju neve, pastaj prapë ata juve, vetëm për atë kockë të vogël pushteti që ua kanë hedhur në sofrën e pushtetit?

A keni të paktën një grimcë guximi politik për të kërkuar tërheqjen e këtij botimi skandaloz, e të provoni se vërtet ekzistoni pak përtej rolit dekorativ në qeveri?”, shkruan Selmani.

Një pjesë të Kosovës, Serbia e quan “Metohi” me simbolike politike dhe fetare duke e konsideruar si pjesë të saj. Këtë pretendim të Serbisë e pasqyron libri zyrtar i Gjeografisë në shkollat shtetërorë të Maqedonisë së Veriut.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular