Një ari i zi sulmoi papritur trajnerin e tij pas një shfaqjeje në Parkun Safari Hangzhou, në Provincën Zhejiang të Kinës lindore. Një video e publikuar në rrjet u bë shumë shpejt virale në mediat sociale, teksa shihet se vizitorët filmojnë sulmin. Gjithçka po shkonte mirë kur një ari iu afrua skenës dhe sulmoi papritur trajnerin e tij, duke e rrëzuar përtokë.
Trajnerët e tjerë në vendngjarje ndërhynë menjëherë dhe përdorën karrige dhe shkopinj për të ndarë ariun nga trajneri.
Parku Safari Hangzhou theksoi në një postim në rrjetet sociale të shtunën se as trajneri dhe as ariu nuk u lënduan.
Kopshti zoologjik shpjegoi se ariu sulmoi sepse trajneri mbante një qese të madhe me karota dhe mollë. Kafsha e pa qesen, u emocionua dhe u nxitua shpejt drejt tij për të marrë ushqimin.
Deklarata tha gjithashtu se sipas trajnerit, incidenti i kujtoi atij të ishte më i kujdesshëm në ndërveprimet e tij të ardhshme me ariun.
Menjëherë pas kësaj, dhe pasi videoja e sulmit të ariut u bë virale në internet, kopshti zoologjik publikoi një video që jo vetëm regjistroi momentin e sulmit, por gjithashtu informoi se:
“Ariu dhe trajneri tani janë ‘pajtuar’”.







