HomePolitikeAvokati i Popullit/PD tërhoqi firmat për kandidatët, deputeti i Arjan Ndoj: Nuk...

Avokati i Popullit/PD tërhoqi firmat për kandidatët, deputeti i Arjan Ndoj: Nuk është akt burrëror, mbaj përgjegjësi për këtë që po them

Advertismentspot_img

Deputeti demokrat, Arjan Ndoji e ka quajtur akt jo burrëror tërheqjen e firmave që kolegët e opozitës kanë dhënë për disa nga kandidatët për avokat të Popullit.

Duke folur në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, ai tha se megjithatë, nga ana juridike, akti është i njëjtë me një ankim që tërhiqet në Gjykatë dhe kjo e fundit pushon çështjen.

Të gjithë anëtarët e grupit të PD-së kanë tërhequr nënshkrimet për të gjithë kandidaturat. Po e them publikisht, nga pikëpamja morale ky nuk është akt as burrëror as juridik. Mbaj përgjegjësi për këtë që po them. Nga pikëpamja juridike ndodhemi para një fakti: imagjinoni kodin e procedurës civile kur një palë që ka bërë ankimin heq dorë nga e drejta ankimit brenda afatit. Çfarë ndodh në gjykata? Ankimi nuk ka vlerë. Po e njëjta gjykatë vendos moskalimin në seancë dhe e bën me deklarim që ky ankim nuk ekziston më”, tha Ndoji.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular