HomePolitike“BE-në e keni gjithmonë në krah”, ambasadori Gonzato: Duhet një pakt kombëtar...

“BE-në e keni gjithmonë në krah”, ambasadori Gonzato: Duhet një pakt kombëtar për integrimin

Advertismentspot_img

35 vite pas revoltës së 8 dhjetorit 1990, kur studentët kërkuan një Shqipëri si gjithë Europa, ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, u bën thirrje të rinjve të sotëm të jenë më të përfshirë e më aktivë për vendin.

“A dëshironi ju që Europa të vijë këtu në Shqipëri apo dëshironi të ndiqni shembullin e atyre të rinjve të tjerë që u larguan për të shkuar në Europë? Ju duhet të mobilizoheni, duhet të kërkoni më shumë. Duhet një pakt kombëtar, përndryshe nuk ka për të ndodhur, por ne na keni përkrah.”

Sipas kryediplomatit të BE-së, e ardhmja e Shqipërisë është anëtarësimi në BE, por që kjo të ndodhë, tha ai, duhet përshpejtuar puna për realizimin e reformave, sepse vetëm kështu arrihen rezultate konkrete.

“Që reformat të ndryshojnë mendësinë, mënyrën si njerëzit mendojnë, për t’i dhënë fund korrupsionit, mosndëshkueshmërisë dhe për të luftuar krimin e organizuar. Për të sjellë mirëqenie për të gjithë. Për të arritur një shoqëri gjithëpërfshirëse ku të gjithë kanë qasje si në arsim dhe shëndetësi. Që të ndodhin të gjitha këto gjëra duhen përshpejtuar punët.”

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, kujtoi se ndryshimi në Shqipëri nisi nga të rinjtë, ndërsa theksoi se këta të fundit janë në fokus të qeverisë.

“Kemi 33 projekte dhe 1 miliard lekë investime për të rinjtë, për t’i dhënë brezit të ri ide për të ardhmen. Ne do të vijojmë të mbështesim grupet joformale rinore, programin e talenteve rinore për të na përfaqësuar në evente ndërkombëtare, ndërtimin dhe modernizimin e qendrave rinore në të gjithë vendin.

Projektligji për vullnetarizimin do të jetë një mundësi e madhe për rolin e të rinjve në shoqëri. Është e pamundur që Shqipëria e 2030-ës të realizohet pa vullnetin tuaj. Ministria do të jetë partnerja juaj e përhershme.”

Për të përkujtuar lëvizjen studentore që shënoi pikënisjen e rrëzimit të regjimit komunist, Piramida e Tiranës u kthye në qendër të të rinjve në këtë 8 dhjetor, të cilët morën pjesë në një sërë aktivitetesh artistike e kulturore.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular