HomeKultureLahuta shqiptare shpallet zyrtarisht pasuri botërore e UNESCO-s

Lahuta shqiptare shpallet zyrtarisht pasuri botërore e UNESCO-s

Advertismentspot_img

Lahuta, një nga simbolet më të çmuara të identitetit kulturor shqiptar, është përfshirë zyrtarisht në listën e UNESCO-s si pasuri e trashëgimisë kulturore jomateriale që kërkon mbrojtje urgjente. Lajmi u konfirmua këtë të martë nga ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, si dhe nga kryeministri Edi Rama.

“LAHUTA, PJESË E UNESCO-s.

Lahuta është shpallur zyrtarisht pasuri e trashëgimisë kulturore jomateriale në listën e UNESCO-s, për mbrojtje urgjente.”, shkroi Rama

Edhe ministri Gonxhja e cilësoi këtë arritje një fitore të madhe kulturore për vendin: “Një nga thesaret më të çmuara të identitetit tonë kulturor, arti i të luajturit, të kënduarit dhe bërjes së lahutës, është përfshirë zyrtarisht në pasurinë botërore të UNESCO-s.”

Lahuta dhe tradita e eposit të Kreshnikëve janë ruajtur ndër shekuj në krahinat veriore shqiptare, nga Malësia e Madhe, Dukagjini, Rugova e deri në Plavë e Guci. Përmes tingujve të saj janë përcjellë brez pas brezi vlerat e trimërisë, besës, nderit dhe mikpritjes.

Siç shprehet ministri Gonxhja në një postim në rrjetet sociale, ky sukses vjen pas një procesi të gjatë kërkimor, të udhëhequr nga studiuesit Vaso Tole, Shaban Sinani, Rigers Halili, Armanda Hysa dhe Susane Ogge, të cilët përgatitën dosjen e dorëzuar në UNESCO në mars 2024. Procesi u mbështet nga Ministria e Kulturës dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF).

Ministri shton: “Shqipëria mbetet e angazhuar për të ruajtur, promovuar dhe fuqizuar këtë pasuri të rrallë kulturore, duke mbajtur të hapur edhe bashkëpunimin e ardhshëm me Kosovën!”

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular