HomeKryesoreParlamenti mblidhet të enjten/ Interpelancë me kryeministrin Rama, zgjedhja e Avokatit të...

Parlamenti mblidhet të enjten/ Interpelancë me kryeministrin Rama, zgjedhja e Avokatit të Popullit, zbardhet rendi i ditës

Advertismentspot_img

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon këtë të enjte, më 11 dhjetor 2025, seancën plenare të radhës, e cila nis në orën 10:00 sipas urdhrit të Kryetarit të Kuvendit. Në rendin e ditës janë përfshirë një sërë çështjesh të rëndësishme që lidhen me interpelanca, projektligje fiskale, si dhe zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

Seanca nis me miratimin e procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme dhe me njoftimet e zakonshme parlamentare. Më pas pritet të zhvillohen dy interpelanca: një me ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhen, kërkuar nga deputetja Ina Zhupa, dhe një interpelancë tjetër, e kërkuar nga deputeti Agron Shehaj me kryeministrin Edi Rama.

Pjesa kryesore e seancës i dedikohet paketës fiskale për vitin e ardhshëm. Deputetët do të shqyrtojnë dhe votojnë disa projektligje që përfshijnë ndryshime në procedurat tatimore, TVSH-në, tatimin mbi të ardhurat, taksat vendore, si dhe ligjin për faturimin dhe monitorimin e qarkullimit. Ndër projektaktet më të rëndësishme është edhe ai për buxhetin e vitit 2026.

Në votim janë gjithashtu projektligji për marrëveshjen e “paqes fiskale”, projektligji për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme, si dhe ai për fshirjen dhe shuarjen e detyrimeve tatimore.

Në rend dite është përfshirë edhe projektligji për koncesionet dhe partneritetet publik–privat, projektligji për gjuetinë, ndryshimet në ligjin për ndryshimet klimatike, si dhe propozime për amendime në ligjin e organizatave jofitimprurëse.

Një pikë tjetër e rëndësishme e seancës është projektvendimi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, që kërkon shumicë të cilësuar votash.

Në vijim, deputetët do të diskutojnë mocionin me debat mbi gjetjet e raportit final të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet parlamentare të majit 2025. Debati do të zgjasë 150 minuta dhe do të shpërndahet sipas përpjestimit mes grupeve parlamentare.

SEANCË PLENARE PUBLIKE

E enjte, 11 dhjetor 2025, ora 10:00

RENDI I DITËS

Në mbështetje të urdhrit nr. 39, datë 9.12.2025 të Kryetarit të Kuvendit, z. Niko Peleshi, rendi i ditës është si më poshtë vijon:

Miratimi i procesverbaleve të seancave plenare të datave 2.12.2025 dhe 4.12.2025.

(Neni 44, pika 2, të Rregullores së Kuvendit)

Njoftime.

(Neni 44, pika 3, të Rregullores së Kuvendit)

Interpelancë me ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, z. Blendi Gonxhja, kërkuar nga deputetja Ina Zhupa.

(Neni 80 i Kushtetutës, neni 96 i Rregullores së Kuvendit)

Interpelancë me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, kërkuar nga deputeti Agron Shehaj.

(Neni 80 i Kushtetutës, neni 96 i Rregullores së Kuvendit)

Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155 të Kushtetutës dhe neneve 55, 75-77, 84 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Koha e votimit nen për nen dhe në tërësi Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155 të Kushtetutës dhe neneve 55, 75-77, 84 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 29, datë 30.3.2023, “Për

tatimin mbi të ardhurat”. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155 të Kushtetutës dhe neneve 55, 75-77, 84 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155 të Kushtetutës dhe neneve 55, 75-77, 84 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 87/2019, “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, të ndryshuar. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155 të Kushtetutës dhe neneve 55, 75-77, 84 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

10.Projektligji “Për marrëveshjen e paqes fiskale”. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155 të Kushtetutës dhe neneve 55, 75-77, 84 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Projektligji “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme”. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155 të Kushtetutës dhe neneve 55, 75-77, 84 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Projektligji “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e të detyrimeve të pagueshme në doganë”.

(Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155 të Kushtetutës dhe neneve 55, 75-77, 84 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Projektligji “Për buxhetin e vitit 2026”. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155 dhe 158, të Kushtetutës, të nenit 30, të ligjit nr. 9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar dhe neneve 55, 75-77 dhe 84 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Projektligji “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”. (Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës dhe neneve 55, 68 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

15.Projektligji “Për gjuetinë”. (Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës,

dhe neneve 55, 68 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.155/2020, “Për ndryshimet klimatike””. (Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës dhe neneve 55, 68 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 80/2021, “Për regjistrimin e organizatave jofitimprurëse”, të ndryshuar. (Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, dhe83, pika 1, të Kushtetutës dhe neneve 55, 68 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Projektvendimi “Për zgjedhjen e Avokatit të Popullit”. (Në mbështetje të nenit 61, të Kushtetutës, të neneve 3, 4, 5 dhe 9, të ligjit nr. 8454, datë 4.2.1999, “Për Avokatin e

Popullit”, të ndryshuar, si dhe të nenit 111, të Rregullores së Kuvendit, shumicë e cilësuar prej 3/5 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit për miratim)

Projektvendimi “Për një ndryshim në vendimin nr. 104/2025 “Për ngritjen e Nënkomisionit për Auditimin e Sektorit Publik në përbërje të Komisionit të Përhershëm Parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe Financat”. (Në mbështetje të neni 78, pika 1, të Kushtetutës dhe të neneve 19, pika 2, 21, pika 1, dhe 55, të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Mocion me debat për gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e raportit final të OSBE-ODIHR-it, për zgjedhjet parlamentare të 11 maj 2025. (Në mbështetje të nenit të Rregullores së Kuvendit)

Zhvillimi i debatit (Në bazë të nenit 48, pika 3, koha prej 150 minuta e debatit do të jetë e shpërndarë në mënyrë përpjestimore ndërmjet grupeve parlamentare.)

Minutazhi është si vijon:

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste: 89 minuta

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike: 38 minuta

Grupi parlamentar “Aleanca për Ndryshim”: 8 minuta

Grupi parlamentar “Partia e Lirisë”: 8 minuta

Deputetët jashtë grupeve parlamentare: 8 minuta

Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës. 

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular