HomeBotaPresidenti i Hungarisë zhvillon vizitën e parë zyrtare në Kosovë, Osmani i...

Presidenti i Hungarisë zhvillon vizitën e parë zyrtare në Kosovë, Osmani i kërkon ndihmë për heqjen e masave nga Bashkimi Evropian

Advertismentspot_img

Presidenti i Hungarisë, Tamás Sulyok, së bashku me Zonjën e Parë, Zsuzsanna Nagy, qëndroi sot për herë të parë në një vizitë pune në Kosovë.

Tamás Sulyok, vjosa osmani (9)

Ata u mirëpritën në Presidencë nga Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, dhe bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu.

Gjatë takimit bilateral, Presidentja Osmani theksoi synimin për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në të gjitha fushat, duke vlerësuar rolin e Hungarisë si partner i rëndësishëm për Kosovën.

Tamás Sulyok, vjosa osmani (1)

Ajo përsëriti rëndësinë e mbështetjes hungareze për heqjen e masave të padrejta të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, duke theksuar se integrimi euro-atlantik i vendit mbetet prioritet strategjik.

“Mbështetja e Hungarisë është thelbësore. Integrimi euro-atlantik i Kosovës është në dobi të qytetarëve tanë, të rajonit dhe të të gjithë kontinentit evropian”, ka shkruar Osmani.

Tamás Sulyok, vjosa osmani (2)

“Sot për herë të parë, qëndroi për vizitë pune në Kosovë, Presidenti i Hungarisë, Tamás Sulyok, së bashku me Zonjën e Parë, Zsuzsanna Nagy. Së bashku me Prindonin i mirëpritëm në Presidencë dhe shprehëm synimin që bashkëpunimi mes dy vendeve tona të rritet në çdo drejtim. Në takimin bilateral me Presidentin Sulyok përsërita se mbështetja e Hungarisë për heqjen e masave të padrejta të BE-së, është thelbësore. Integrimi euro-atlantik i vendit tonë është në dobi të të gjithë qytetarëve tanë, të rajonit dhe të gjithë kontinentit evropian”, shkruan Vjosa Osmani në Facebook.

Tamás Sulyok, vjosa osmani (3)
Tamás Sulyok, vjosa osmani (4)
Tamás Sulyok, vjosa osmani (5)
Tamás Sulyok, vjosa osmani (6)
Tamás Sulyok, vjosa osmani (7)
Tamás Sulyok, vjosa osmani (8)
Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular