HomeAktualitetRaporti i zjarreve në Evropë për 2024: Shqipëria pësoi humbjet më të...

Raporti i zjarreve në Evropë për 2024: Shqipëria pësoi humbjet më të rënda

Advertismentspot_img

Raporti i zjarrëve në Evropë, Lindje e Mesme dhe Afrika Veriore, për 2024, tregon se sezoni i zjarreve i vitit të kaluar përfundoi me një total prej 383 mijë e 317 hektarë sipërfaqe e djegur.

Të dhënat e vitit 2024 tregojnë se sezoni tradicional i zjarreve, pra nga fillimi i qershorit deri në mesin e shtatorit, vazhdon të zgjerohet me flakë masive e të rrezikshme. Në total, 8 mijë e 343 zjarre janë raportuar nga Mekanizmi i Mbrojtjes Civile së Bashkimit Evropian (UCPM).

Bullgaria, Greqia, Italia, Portugalia dhe Spanja, ishin ndër vendet e Bashkimit Evropian që ishin më të prekura, me një sipërfaqe të djegur në total prej 334 mijë e 940 hektarë.

Nga vendet jo anëtare të unionit, por që janë pjesë e UCPM-së, Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Turqia, si dhe Ukraina, ishin ato që pësuar humbjet më të rënda.

Sa i përket Shqipërisë, sipas raportit evropian, sezoni i zjarrëve për 2024-ën, ishte më ekstremi për 6 vitet e fundit.

U regjistruan 49 mijë e 189 hektarë të djegura nga 453 zjarre, kryesisht në korrik dhe gusht.

Vendndodhjet e zjarrëve në Shqipëri, viti 2024

Viti 2024 gjithashtu pa zjarret që sollën dëme të mëdha në Ballkan, si brenda ashtu edhe jashtë territorit të BE-së.

Shërbimi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS) bën me dije se sezonet e zjarrëve në kontinent po zgjasin më tepër se zakonisht, ashtu sikurse valët e të nxehtit janë bërë më të shpeshta. Këto, krijojnë kushte ideale për shpërthimin e flakëve të mëdha e të pakontrollueshme.

Si duket trendi për vitin 2025 deri më tani?

Nga të dhënat e mbledhura deri më tani për sezonin e zjarrëve 2025, duket se trendi është në rritje.

Që nga janari i këtij viti, EFFIS ka regjistruar 7 mijë e 200 zjarre në 37 vende të cilat janë pjesë e Mekanizmit Mbrojtës Civil të BE-së.

Aktualisht, të dhënat deri më datë 25 nëntor 2025, paraqesin se mbi 1 milion hektarë janë djegur në BE, duke sjellë nevojën e përforcimit të forcave zjarrfikëse. Kështu, është dyfishuar numri i avionëve dhe helikopterëve të zjarrfikësve në flotën ajrore të unionit evropian, rescEU. KLAN

Zona të djegura në BE
Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular