HomeKryesore11 dhjetori vendimtar për SPAK! Ambasada amerikane vlerëson Altin Dumanin: Vendosi standardin...

11 dhjetori vendimtar për SPAK! Ambasada amerikane vlerëson Altin Dumanin: Vendosi standardin për bashkëpunim të fortë me SHBA-të

Advertismentspot_img

Këtë të mërkurë, 10 dhjetor, zëvendësdrejtori për Çështjet e Europës Perëndimore Qendrore Lyn Debevoise vizitoi Strukturën e Posaçme AntiKorrupsion (SPAK) për të shprehur vlerësimin e Shteteve të Bashkuara për punën e Kryeprokurorit të Posaçëm Altin Dumani me agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit.
Përpjekjet e z.Dumani vendosën standardin për bashkëpunim të fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë kundër organizatave kriminale ndërkombëtare, i cili shpresojmë se do të vazhdojë me pasardhësin e tij”, shkruhet në faqen zyrtare të Ambasadës amerikane, një ditë para zgjedhjes së kreut të ri të këtij institucioni drejtësie.
Në fotot e postuara shihet drejtuesi i sapozgjedhur i Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), Joni Keta, si dhe prokurori Klodian Braho.
Nesër, në orën 09:00, Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të nisë procesin e intervistimit të kandidatëve për postin e drejtuesit të SPAK, duke i thirrur ata sipas rendit alfabetik. Gjatë seancës, katër pretendentët Adnan Xholi, Doloreza Musabelliu, Elvin Gokaj dhe Klodian Braho, do të prezantojnë vizionin dhe programin e tyre për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Katër kandidatët

Pasuesi i Dumanit pritet të shpallet po më 11 dhjetor ndërsa zyrtarisht do e marrë detyrën më 19 dhjetor, datë kur do të mbahet ceremonia formale e dorëzimit të kompetencave.

Kreu i SPAK që shënoi historinë e luftës kundër korrupsionit

Altin Dumani e nisi punën në prokurorinë shqiptare në vitin 1999. Me një angazhim mbi 23 vjeçar në prokurori, karriera e tij nisi në Sarandë si oficer i Policisë Gjyqësore. Më pas ai u bë drejtues i Rrethit Gjyqësor Tropojë.

Për disa vite me radhë punoi në Prokurorinë e Përgjithshme në Tiranë, në Drejtorinë e Krimit të Organizuar. Po ashtu Dumani ka punuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranës.

Gjithashtu, që në prej krijimit të Prokurorisë për Krimet e Rënda ishte pjesë e grupit të prokurorëve dhe 8 muaj pasi ishte pjesë e saj u emërua zv/drejtues në të asaj prokurorie deri në vitin 2007 dhe nga qershori i atij viti, iu besua detyra për të drejtuar njësinë e përbashkët hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetimin e krimit ekonomik dhe korrupsionit.

Pas 3 viteve në këtë njësi u transferua në Prokurorinë e Apelit Tiranë, ku qëndroi 8 vjet. Fillimisht i profilizuar kryesisht për çështjet e korrupsionit dhe pastrimit të parave. Me krijimin e Prokurorisë së Posaçme Dumani iu përgjigj thirrjes së Këshillit të Lartë të prokurorisë për t’u bërë pjesë e Prokurorisë së Posaçme. Dumani u zgjodh një ndër anëtarët e Prokurorisë së Posaçme me një vlerësim maksimal nga ana e KLP.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular