Përpjekja për të përshkruar marrëdhënien e Evropës me Donald Trump është shndërruar në një ushtrim diplomatik me kohë të plotë. A është ai një partner? Herë pas here. Një kërcënim? Ndonjëherë. Një forcë që riformëson marrëdhënien sipas kushteve të tij? Gjithmonë. Ajo që është e qartë është se Evropa po merret me një partner të paparashikueshëm dhe dominues, impulset e të cilit mund ta përmbysin kontinentin brenda natës.
Ndërsa hartonim renditjen vjetore të POLITICO-s të 28 njerëzve më të fuqishëm në politikën dhe politikat evropiane, një realitet u bë i pashmangshëm: Askush nuk ka ushtruar më shumë ndikim në ose mbi Evropën këtë vit sesa presidenti i SHBA-së.
Është ky përshkrimi që POLITICO i ka bërë përzgjedhjes së Donald Trump si personazhi me më shumë ndikim në Europë, ndërkohë që në 10-shen e parë janë përzgjedhur politikanë autoritarë ose të ekstremit të djathtë, si Marine Le Pen, Vladimir Putin, Giorgia Meloni dhe Nigel Farage.
28 njerëzit me më shumë ndikim në Europë, sipas POLITICO:

















