HomeKultureFest 64 – Publikohet lista e këngëtarëve që do të performojnë natën...

Fest 64 – Publikohet lista e këngëtarëve që do të performojnë natën e parë dhe të dytë

Advertismentspot_img

Ndërsa na ndan vetëm një javë nga ngjarja më e madhe kulturore e fundvitit, Festivali i 64-t i Këngës në RTSH, tashmë është zyrtarizuar dhe lista e artistëve që do të ngjiten natën e parë dhe natën e dytë në skenën e Festivalit.

Më 17 dhjetor, skena e festivalit do të hapet me një listë artistësh që premtojnë diversitet, rikthime të forta dhe prurje të reja që synojnë t’i japin edicionit një frymë moderne.

Natën e parë do të ngjiten në skenë:

  • Rigersa Loka
  • Lorenc Hasrama
  • Sara Kapo
  • Sheila
  • Kleansa Susaj
  • Gresa Gjocera & Bledi Kaso (duet)
  • Ghiti
  • Lynx
  • Erand Sojli
  • Inis Neziri
  • Kimi
  • Alis
  • Enxhi Nasufi
  • Rezarta Smaja

Ndërsa në natën e dytë, më 18 dhjetor, në skenë do të ngjiten:

  • Savjana Vjerdha
  • 2 Farm
  • Greta Mahmutaj
  • Sihana Haxhnikaj
  • Luna Causholli
  • Erik Lloshi
  • Frensi
  • Malvina Likaj
  • Vedat Ademi
  • Kamela Islamaj
  • Threex
  • Endri Kacaci
  • Fifi dhe Tiri Gjoci
  • Evi Reci

Për 4 netë me radhë, 28 artistët pjesëmarrës, emra të njohur të skenës, por edhe artistë të rinj, do të ngjiten në skenën e Pallatit të Kongreseve, ku do të performojnë këngët e tyre para publikut dhe jurisë, si dhe do të garojnë për çmimet e këtij viti.

Nata e tretë, e cila do të quhet Nata e Nostalgjisë, do t’i dedikohet autorëve dhe poetëve të këngëve të Festivalit, të cilët do të sjellin performanca emocionuese për publikun, këngë të cilat kanë lënë gjurmë në historinë e festivalit të fundvitit.

Në natën finale, më 20 dhjetor, do të shpallet, përveç çmimeve të tjera, edhe fituesi, i cili do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular