HomeKultureTre ditë nga Junior Eurovision 2025 – Kroni Pula përfaqëson Shqipërinë me...

Tre ditë nga Junior Eurovision 2025 – Kroni Pula përfaqëson Shqipërinë me këngën “Fruta Perime”, shqiptarët mund të votojnë kudo që janë

Advertismentspot_img

Vetëm tre ditë na ndajnë nga Junior Eurovision 2025, ku Shqipëria do të përfaqësohet nga Kroni Pula me këngën plot ngjyra, ritëm dhe pozitivitet “Fruta Perime”. E vogla, vetëm 9-vjeçe pritet të sjellë në skenën ndërkombëtare energjinë dhe shpirtin e fëmijëve shqiptarë.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri”, Kroni, së bashku me nënën e saj, Eva Pula, kanë ndarë emocionet para garës.

“Provat kanë shkuar shumë mirë, jemi entuziaste. Në festival do të mbajmë të njëjtin veshje dhe mendoj se do të jetë një performancë e bukur,” u shpreh Eva Pula, nëna e këngëtares.

Ndërsa Kroni, e cila është edhe konkurrentja më e vogël e këtij viti, tha se do të japë më të mirën e saj në skenë.

“Janë shumë të mirë. Nuk është se kam konkurentë të fortë… do të jap më të mirën time”, tha ajo.

Kroni do të ngjitet në skenë e fundit, me numrin 18, ndërsa nëna e saj u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve ta mbështesin me votë.

Ndryshe nga Eurovision-i për të rritur, në Junior Eurovision mund të votojnë të gjithë shqiptarët, si brenda, ashtu edhe jashtë kufijve të Shqipërisë.

Si mund të votojnë

Më 12 dhjetor, në faqen zyrtare të Junior Eurovision do të publikohet linku i votimit. Çdokush, kudo që ndodhet, mund të votojë për 3 këngët e preferuara. Linku mbyllet në momentin që nis spektakli. Pas përfundimit të koncertit, votimi rihapet për 15 minuta të tjera ku do të kenë sërish të gjithë mundësinë për të votuar.

Junior Eurovision 2025 do të mbahet më 13 dhjetor në Tbilisi të Gjeorgjisë. Artistja 9-vjeçare u shpall fituese e edicionit të 63-të të Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë, duke rrëmbyer çmimin e madh në kategorinë “Junior” me interpretimin plot energji të këngës “Fruta Perime”.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular