Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje (11 dhjetor) në aksin Fier- Levan në vendin e quajtur “ Kthesa e Azotikut
Paraprakisht mësohet se një autobus që udhëtonte në drejtim të Vlorës është përplasur me një automjet tip “ Audi” i cili ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës, por fatmirësisht pa të lënduar.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti dhe disiplinimin e trafikut.







