HomeEkonomiParatë që emigrantët sollën në shtëpi arritën rekordin e 817 milionë eurove...

Paratë që emigrantët sollën në shtëpi arritën rekordin e 817 milionë eurove në janar-shtator

Advertismentspot_img

Remitancat nga emigrantët shqiptarë kanë shënuar një tjetër rekord historik në tremujorin e tretë të vitit 2025, duke arritur në 284.7 milionë euro, sipas të dhënave nga “Banka e Shqipërisë”. Ky është niveli më i lartë ndonjëherë për një tremujor të tretë që prej vitit 2008, duke tejkaluar edhe nivelin rekord të një viti më parë.

Në një vështrim krahasues, tremujori i tretë 2025 ka shënuar një rritje me 8.5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024 kur vlerësoheshin rreth 262.41 milionë euro. Përgjatë nëntë muajve të parë të vitit, emigrantët kanë sjellë në total 816.45 milionë euro, nga 772.3 milionë euro që ishte kjo vlerë një vit më parë.

Viti 2024 ishte gjithashtu i jashtëzakonshëm në këtë drejtim, ku dërgesat totale të emigrantëve arritën afro 1 miliard euro, niveli më i lartë që nga nisja e matjeve moderne, dhe më shumë se çdo vit tjetër, përfshirë edhe 2008-ën, vitin që deri vonë mbahej si referencë e flukseve më të mëdha të remitancave.

Por, përtej vlerës nominale, kjo rritje e remitancave vjen në një kontekst të veçantë, zhvlerësimi i euros. Me kursin që ka prekur nivele të ulëta historike ndaj lekut, vlera reale e remitancave në monedhën vendase është relativisht më e ulët për përfituesit në Shqipëri. Pra, edhe pse më shumë euro po hyjnë në ekonomi, fuqia blerëse e tyre është ndikuar ndjeshëm nga zhvlerësimi.

Ky zhvillim krijon një paradoks, më shumë remitanca në euro, por më pak ndikim real për familjet shqiptare, veçanërisht ato që mbështeten te këto dërgesa për konsum të përditshëm.

Një element tjetër me ndikim në rritjen e remitancave në trmujorët në vijim do të jetë edhe zgjerimi i përdorimit të sistemit SEPA nga emigrantët shqiptarë që jetojnë në vendet e Bashkimit Europian. SEPA do të ulë ndjeshëm kostot e transferimeve dhe do të përshpejtojë përpunimin e tyre, duke i bërë dërgesat ndërbankare brenda Europës më të lira, më të shpejta dhe më të sigurta. 

Made with Flourish • Create a chart

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular