HomeRajoniPresidenti Begaj nga Prishtina: Roli i Shqipërisë në BE ndihmon Kosovën në...

Presidenti Begaj nga Prishtina: Roli i Shqipërisë në BE ndihmon Kosovën në njohje dhe afirmim ndërkombëtar

Advertismentspot_img

Gjatë vizitës në Kosovë, në kuadër të 50-vjetorit të krijimit të Akademisë së Shkencave të Kosovës, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, u prit në një takim të veçantë nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Presidentët Begaj dhe Osmani rikonfirmuan angazhimin për bashkëpunimin e pandalshëm Shqipëri-Kosovë duke theksuar se bashkë  mund të  nxisin më shumë projekte zhvillimore.

Presidenti Begaj nënvizoi momentumin historik të Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian, duke theksuar se rritja e rolit dhe faktorizimi i saj në arenën ndërkombëtare ndihmon drejtpërdrejt edhe Kosovën në procesin e njohjeve dhe afirmimin e saj ndërkombëtar.

Presidenti Begaj zhvilloi gjithashtu takime me Kryetarin e Prishtinës, z. Përparim Rama, dhe Kryetarin e Rahovecit, z. Smajl Latifi, të cilëve u uroi suksese në mandatin e ri pas zgjedhjeve lokale.

Gjatë vizitës në Komunën e Rahovecit, Presidenti Begaj u njoh nga afër me zhvillimin e agroturizmit në këtë zonë dhe punën e banorëve në vreshtari dhe produkte bujqësore, të cilat kanë sjellë mirëqenie dhe imazh ndërkombëtar për komunën përmes eksporteve të produkteve vendase.

Presidenti vlerësoi atdhedashurinë, qëndresën gjatë luftës dhe punën e palodhur të banorëve të Rahovecit.

Në shenjë vlerësimi dhe mirënjohjeje, Kryetari i Rahovecit, z. Smajl Latifi, e nderoi Presidentin Begaj me dekoratën “Medalja e Lirisë”.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular