HomeEkonomiPROJEKTI/Shteg turistik në Dumre, projekti 3 kilometra lidh zonat pranë liqeneve

PROJEKTI/Shteg turistik në Dumre, projekti 3 kilometra lidh zonat pranë liqeneve

Advertismentspot_img

Një shteg turistik prej 3 kilometrash në zonë e Dumresë synon të lidhë disa zona pranë liqeneve në funksion të lehtësimit të aksesit për vizitorët.

Projekti i Bashkisë Belsh me një vlerë 160 mijë euro parashikon të paktën tre zona të cilat do të lidhen përmes tij.

“Ky projekt ka për qëllim ndërtimin e një shtegu turistik me gjatësi totale 3 kilometra, që do të shërbejë si rrugë lidhëse midis zonave turistike “Eco Park”, “Liqeni i Degës” dhe “Liqeni i Paraskës”.

Shtegu do të ketë një gjerësi prej 3 metrash dhe është konceptuar për përdorim të përbashkët nga këmbësorë, biçikleta dhe mjete të vogla të mirëmbajtjes” thuhet në raportin teknik të projektit.

Sipas të njëjtit dokument ndërtimi i shtegut do të lehtësojë aksesin që aktualisht mbetet e kufizuar në zonën e Dumresë nga më interesantet në vend edhe si rrjedhojë e liqeneve karstike të saj. Viteve të fundit zona është orientuar ndër të tjera edhe në investime të sektorit të turizmit duke shfrytëzuar bukuritë natyrore që ofron.

“Dumreja është e njohur për peizazhin e saj të veçantë natyror, të ndërtuar nga një seri liqenesh karstike të shpërndara në gjithë territorin, të cilat përbëjnë një aset të rëndësishëm për zhvillimin e turizmit natyror dhe ekologjik.

Rruga turistike e planifikuar lidh tre pika me interes të lartë rekreativ – Eco Park, Liqenin e Degës dhe Liqenin e Paraskës – duke kaluar nëpër një terren me bimësi të ulët, toka bujqësore e pyjore dhe zona me pjerrësi të moderuar.

Aksesueshmëria ekzistuese është e kufizuar, ndaj ndërtimi i këtij shtegu synon përmirësimin e ndjeshëm të lidhjes midis këtyre zonave natyrore, duke krijuar një itinerar të qëndrueshëm dhe të përshtatshëm për vizitorë e banorë vendas” nënvizon dokumenti.

Projekti parashikon gjithashtu vendosjen e sinjalistikës orientuese e informuese për turistët dhe vizitorët, si dhe rehabilitimin e anësive të rrugës me elementë natyrorë dekorativë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular