HomeAktualitetAvokat Populli/Naim Hasani: Ishte dhurata që Berisha iu bëri demokratëve për ditëlindjen...

Avokat Populli/Naim Hasani: Ishte dhurata që Berisha iu bëri demokratëve për ditëlindjen e PD

Advertismentspot_img

Avokati Naim Hasani për zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokat Populli, thotë se deputetët opozitarë janë në parlament thjesht për të vulosur dhe firmosur vendimet e Edi Ramës.

Duke folur për “MCN Live” ai deklaroi se zgjedhja e Shabanit ishte “dhurata” që Sali Berisha iu bëri demokratëve për 35-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike.

Zgjedhja e Endri Shabanit si Avokat Populli ishte dhurata më e madhe që lidershipi i PD iu jep demokratëve në 35-vjetorin e themelimit të së vetmes forcë demokrate. Do isha i lumtur që PD të ishte një parti e madhe, por ka mbetur me elektorat shumë të ngushtë.

Është një fatkeqësi e madhe kombëtare që PD ndodhet në një fazë kome, në një situatë ku nuk prodhon asnjë lloj shprese dhe dëshirë.

Është fatkeqësi e madhe që Partia Demokratike ndodhet në situatën më të vështirë dhe poshtëruar, është emergjente që opozita të riorganizohet dhe të kemi një lidership të ri. Deputetët e Foltores janë thjesht për të vulosur dhe firmosur vendimet e Edi Ramës.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular