HomeBotaBBC zbulon emrat e mbi 155 mijë ushtarëve rusë të vrarë në...

BBC zbulon emrat e mbi 155 mijë ushtarëve rusë të vrarë në luftën e Ukrainës

Advertismentspot_img

Emrat e 155,368 ushtarakëve rusë të vrarë gjatë pushtimit të Ukrainës janë identifikuar nga BBC, në bashkëpunim me faqen e internetit ruse të gazetarisë investigative ‘Mediazona’.

Kjo faqe është etiketuar si “agjent i huaj” nga autoritetet ruse, si dhe një grup vullnetarësh.

Vullnetarët, të cilët nënshkruan një kontratë me ushtrinë ruse pas fillimit të luftës , tashmë përbëjnë 30% të ushtarakëve rusë të vrarë në luftë, ndërsa një vit më parë ata përbënin 15%.

44% e të gjithë vullnetarëve të vrarë ishin burra të moshës 45-55 vjeç. Mosha mesatare e ushtarëve të vdekur është 38 vjeç.

Bazuar në nekrologji dhe deklarata të bëra nga të afërmit e tyre, mund të konkludohet, shkruan BBC, se shumica e atyre që nënshkruan një kontratë pas vitit 2022 e bënë këtë vullnetarisht, duke vënë në dukje megjithatë se pati raste shtrëngimi.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular