HomeAktualitet“Paqja fiskale” alarmon Dhomën Amerikane Të tregtisë: Cenon bizneset dhe largon sipërmarrjet...

“Paqja fiskale” alarmon Dhomën Amerikane Të tregtisë: Cenon bizneset dhe largon sipërmarrjet e huaja

Advertismentspot_img

Paqja fiskale paketa e dy ligjeve që parashikon faljen e detyrimeve dhe deklarimin e kapitaleve të padeklaruara po shkakton reagime të forta nga komuniteti i investitorëve të huaj.

Edhe pse është miratuar tashmë në Kuvend, bizneset e huaja thonë se kjo nismë rrezikon të godasë drejtpërdrejt konkurrencën e ndershme dhe besueshmërinë e mjedisit të investimeve në Shqipëri.

Në një intervistë për Top Channel, drejtori i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Neritan Mullaj, shprehet se miratimi i paqes fiskale pa kritere të qarta dhe pa transparencë të procesit, dëmton më së shumti pikërisht investitorët seriozë që operojnë me rregullat e tregut.

“Ka një tendencë shumë të madhe të Rritjes së investimeve amerikane në Shqipëri si dhe oportunitetet janë të mëdha. Nga një anë kemi rritje nga viti në vit por mundësitë janë më të mëdha. Duke qenë një vend shumë pro amerikan të bëhet atraktiv dhe të bëjmë të pamundur që të krijojmë një klimë të mirë biznesi.

Dhe kjo klimë krijohet nëpërmjet transparencën, krijimit të besimit dhe të luftës ndaj korrupsionit. Janë tatimpaguesit më të mirë dhe fuqishëm shqiptarë dhe kuptohet ka një lloj disavantazhimi në këtë ligj”, tha ai.

Shqetësuese për Dhomën Amerikane është dhe mënyra e burimit të fondeve, që sipas tyre lë një hapësirë të madhe për pastrim parash.

“Nga një anë legalizohen kapitale me origjinë të panjohur. Ligji thotë që deklarohen mjete monetare të pararpotuara. Pa përfshirë dokumentacion përkatës apo kush është origjina. Kriteret për të vlerësuar se kush do jenë aplikuesit janë të paqarta”.

“Ky ligj tashmë ka kaluar në parlament patjetër do shohim si do të evolojë. Ne funksionojmë me procese të brendshme do shikohet nëpërmjet ekspertëve dhe do gjykojmë si do veprojmë por parimisht ky është qëndrimi. Nëse do kishim një konsultim publik kjo do ishte e rëndësishme do krijonte mundësinë që palët të diskutonin. Ne gjithmonë jemi të gatshëm për të ofruar ekspertizën tonë në vijim”.

Ndërsa qeveria pritet të finalizojë aktet nënligjore, opozita ka paralajmëruar se ligjin do ta çojë në Gjykatën Kushtetuese. Në të njëjtën kohë, investimet e huaja në Shqipëri janë në rritje të fortë, ndërsa stoku i investimeve amerikane ka arritur në 405 milionë euro, një trend që investitorët thonë se mund të frenohet nëse garancia ligjore dhe transparenca cenohen nga amnistitë fiskale.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular