HomePolitikePërfaqësues të Grupit të deputetëve të Miqësisë së Parlamentit të Polonisë: Mbështesim...

Përfaqësues të Grupit të deputetëve të Miqësisë së Parlamentit të Polonisë: Mbështesim ntegrimit të Shqipërisë në BE. Takimet dhe diskutimet e vizites dy ditore

Advertismentspot_img

Përfaqësues të Grupit të Miqësisë së Parlamentit të Polonisë u mirëpritën në Shqipëri gjatë dy ditëve të fundit, ku zhvilluan vizitë pune me drejtues të Kuvendit të Shqipërisë dhe deputetë të partive politike shqiptare.

Delegacioni polak, i udhëhequr nga Deputeti Bartosz Romowicz, President i Grupit Parlamentar Poloni–Shqipëri, përfshinte gjithashtu Deputetin Piotr Górnikiewicz, Nënkryetar të GPPSh, Deputeten Teresa Pamuła, Nënkryetare të GPPSh, Deputetin Paweł Śliz, anëtar të GPPSh, dhe Zotin Grzegorz Kowal, Sekretar i GPPSh.

Deputetët Bartosz Romowicz, Piotr Górnikiewicz dhe Paweł Śliz janë pjesë e partisë “Rruga e Tretë – Polonia 2050”, pjesë e koalicionit qeverisës të udhëhequr nga Kryeministri Donald Tusk, ndërsa deputetja Teresa Pamuła është anëtare e partisë “Ligji dhe Drejtësia”, aktualisht në opozitë.

Në këto takime ishte i pranishëm dhe Ambasadori i Polonisë në Shqipëri, Vojciech Unolt.

Dje, 11 dhjetor 2025, së bashku me deputetët e Partisë Demokratike: znj.Greta Bardeli ( Shkodër), Klodiana Çapja ( Elbasan) dhe z.Besart Xhaferri ( Tiranë) zhvilluam një takim me Grupin e Miqësisë së Parlamentit të Polonisë.

Ky takim solli mundësinë e shkëmbimit të mendimeve mbi forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe mbështetje të ndërsjellë për proceset integruese të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Sot, më 12 dhjetor 2025, sëbashku me Kryetarin e Kuvendit Niko Peleshi, Nënkryetarin Agron Gjekmarkaj, dhe Deputetin Pirro Dhima (PS), mirëpritëm në një takim në mjediset e Kuvendit të Shqipërisë, Grupin e Miqësisë së Parlamentit të Shqipërisë.

Gjatë këtij takimi, diskutuam mbi mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe mbështetjen e mëtejshme për Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE-së, si dhe për çështje të tjera me interes të përbashkët.

Takimi i sotëm pasoi një ditë të pasur me bisedime, ku përfaqësuesit polakë shprehën angazhimin e Polonisë për të mbështetur Shqipërinë në rrugëtimin e saj të integrimit europian dhe për të forcuar marrëdhëniet mes dy parlamenteve.

Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, së bashku me Nën/Kryetarin e Kuvendit Agron Gjekmarkaj, gjatë takimit u shprehën se së shpejti edhe Kuvendi i Shqipërisë do formojë Grupin e Miqësisë së Shqipëri-Poloni.

Polonia ka qenë dhe mbetet një partner i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, dhe ne jemi thellësisht mirënjohës për mbështetjen e saj të palëkundur. Këto takime thelluan bashkëpunimin ndërparlamentar dhe hapën mundësi të reja për forcimin e lidhjeve tona dhe për promovimin e paqes dhe sigurisë në rajon, veçanërisht duke kontribuar në mbrojtjen e lirisë dhe arritjen e paqes në Ukrainë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular