HomePolitikePërfundon mbledhja e Kryesisë së PD shoqërohet me debat e tone të...

Përfundon mbledhja e Kryesisë së PD shoqërohet me debat e tone të larta: Salianji-Nokës: Jep dorëheqjen Flamur

Advertismentspot_img

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike, e cila u zhvillua mes debateve të forta dhe toneve të larta, kryesisht mes deputetëve Ervin Salianji dhe Flamur Noka.

Sipas burimeve nga mbledhja me dyer të mbyllura, përplasjet kanë nisur pas diskutimeve mbi situatën politike dhe funksionimin e brendshëm të partisë. Flamur Noka ka akuzuar Salianjin se me qëndrimet e tij po dëmton interesat e Partisë Demokratike dhe po i shërben kundërshtarëve politikë.

Nga ana tjetër, Ervin Salianji ka reaguar ashpër, duke e akuzuar Nokën për përgjegjësi në vendimmarrje të gabuara dhe duke i kërkuar dorëheqjen. Gjatë debatit, Salianji ka deklaruar se vëmendja e Kryesisë po devijohet nga beteja politike me qeverinë.

“Sot mendova se e kishim mbledhjen për të rrëzuar Ramën, e paskeni me mua. Po e zhvendosni vëmendjen plotësisht nga Rama”, është shprehur Salianji gjatë mbledhjes.

Burime nga Kryesia bëjnë me dije se tonet kanë qenë të larta dhe debatet të ashpra edhe në momente të tjera të takimit, përfshirë replika të drejtpërdrejta mes Salianjit dhe kryetarit të PD-së, Sali Berisha, lidhur me aktivitetet në terren dhe takimet me anëtarësinë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular