Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon sot mbledhjen e radhës të kryesisë
Berisha ka qenë kritik ndaj ish deputetit demokrat për lëvizjen e tij që e ka cilësuar për interesa personale.
Salianji ishte i pranishëm pak ditë më parë edhe në Foltoren e Berishës para kryeministrisë.
Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve, para se të merrte pjesë në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, Salianji u pyet edhe për mundësinë e protestave të iniciuara nga ana e tij.
“Është momenti që të fokusohemi te protestat dhe revoltat, përballja me qeverinë dhe padiskutim të dëgjimi i çdo shqetësimi i qytetarëve. Si përfaqësues të PD, duhet të dëgjojmë çdo shqetësim të demokratëve. Nëse nuk jemi të aftë dhe të dëgjojmë dhe përkthejmë në energji të demokratëve do ta kemi shumë të vështirë, siç po e kemi, që të bëjmë protesta.
Mesa duket, siç e kam thënë që në mbledhjen e parë të kryesisë, që pas daljes nga qelia rruga e duhur janë revoltat dhe jo foltoret para kryeministrisë. I kam thënë në çdo mbledhje, dhe do t’i them. Kam qenë në protestë dhe i jam nënshtruar vendimmarrjes së partisë. Nëse është ky shqetësimi, do ta bëjmë edhe atë”, theksoi ai.







