Një vit më parë, Rozana Radi dhe Sany Dimitri prekën suksesin, ku rrëmbyen çmimin e parë tek “Kënga Magjike” me këngën “Akoma”. Por duket se pas një viti gjërat jo vetëm kanë ndryshuar për ta, por duhet thënë raportit i ka ardhur fundi.
Duket se shkaku lidhet me financat. Ka qenë këngëtarja, ajo që është shprehur se Sany ka përdorur foton e saj për të shtuar koncertet, duke nënkuptuar se në këtë mënyrë artisti ka përfituar më shumë para. Pak ditë më parë, Rozana zgjodhi të flasë hapur për prishjen e marrëdhënies, duke deklaruar se me Sanyn nuk ka më asnjë kontakt dhe duke e cilësuar atë “mosmirënjohës”
“Unë nuk kam asnjë lloj komunikimi. Nuk më pëlqejnë njerëzit mosmirënjohës”, – u shpreh këngëtarja, duke treguar se shkak i konfliktit ishte përdorimi i emrit dhe imazhit të saj në promocionin e disa koncerteve, ku ajo nuk ishte e ftuar dhe nuk merrte pjesë. Sipas saj, publiku ka prerë bileta duke menduar se do ta shihte live në skenë.
“Dy muaj pasi dola nga ‘Big Brother’, pashë veten në një poster koncerti ku nuk merrja pjesë. Është përdorur emri im, njerëzit kanë prerë bileta për mua”, – tha Rozana, duke e cilësuar situatën të padrejtë dhe të pakëndshme.
Pas këtyre deklaratave, reagimi i Sanyt erdhi në një intervistë për “Living Day”, ku ai e pranoi se komunikimi mes tyre është ndërprerë, por mohoi kategorikisht etiketimin si “mosmirënjohës”.
“Kam dëgjuar që ka thënë që jam mosmirënjohës, por nuk mendoj se jam dhe as kam qenë. Këtë e tregojnë edhe postimet e mia, ku gjithmonë kam falënderuar çdo njeri që ka kontribuar”, – u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se, nga ana e tij, kontributi i Rozanës nuk është harruar.
Lidhur me përdorimin e fotos së përbashkët në posterë koncertesh, Sany dha këtë sqarim: “Fotoja është publike dhe mund të përdoret nga kushdo. Nëse kjo çon në keqinterpretim, unë nuk di çfarë të them.”
Këngëtari dhe artisti grek Sany Dimitri ishte këtë pak kohë më parë në emisionin “Fitstation” me moderatoren Çenkuela Hasa. Ndërkohë të tjera në këtë intervistë ai foli për artisten Rozana Radi.
“Siç e thashë dhe në fillim, edhe bashkëpunimi me Rozanën ishte një koicidencë, por jo aq e rastësishme, pasi kontaktet që unë kma në Shqipëri, njerëz nga Shqipëria e kanë pëlqyer punën time dhe mua si artist dhe më thanë që një artiste e njohur në Shqipëri po tenton të bëjë një këngë një bashkëpunim me një artist grek dhe unë isha kandidati i duhur, kështu më zgjodhën mua për të bërë atë bashkëpunim. Kimia me Rozanën ishte shumë e mirë, kjo mund të vihet re lehtësisht te performanca ‘Akoma’. Mund të më duhet kohë për të njohur njerëzit dhe për të dalë në konkluzione, por impakti i parë ishte i mirë. Ajo është një grua dinamike, e zgjuar dhe s’kam pasur kohë ta takoj më shpesh, por faleminderit Zotit që nuk kuptoj asgjë në shqip dhe çfarë po ndodh, pasi do isha duke parë televizor gjithë ditën. Por miqtë e mi më kanë thënë që është një lojë interesante ku njihen disa aspekte të personalitetit të një personi, tani mbetet për të parë se çfarë do votojë publiku, kush është i preferuari i publikut dhe kush do të marrë fitoren”, – tha Sany për “Neës24”.







