Një zjarr i madh ka përfshirë rreth orëve të para të mëngjesit të kësaj të shtune, më 13 dhjetor, një supermarket në Kryebushat të Vau të Dejës, i cili ka mbetur i djegur plotësisht. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka nisur për shkak të një shkëndije elektrike.
Fatmirësisht, nga ky incident nuk ka pasur persona të lënduar.
“Rreth orëve të para të mëngjesit, në vendin e quajtur Kryebushat, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht një subjekt tregtar ‘supermarket’. Nga zjarri nuk ka pasur shtetas të dëmtuar.”, bën me dije policia.







