HomeKronikeDhunuan dhe grabitën shitësin e dyqanit në Kamëz, arrestohet një person, në...

Dhunuan dhe grabitën shitësin e dyqanit në Kamëz, arrestohet një person, në kërkim dy bashkëpunëtorët

Advertismentspot_img

Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje me dhunë të ndodhur mëngjesin e së shtunës në zonën e Kamzës.

Në kuadër të operacionit të koduar “Reaction”, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit M. A., 33 vjeç, i cili gjatë operacionit policor për kapjen e tij, në rrugën “Sabaudin Gabrani”, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit E. H., 35 vjeç dhe G. L., 34 vjeç.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë marrë me dhunë 100 000 lekë të rinj shitësit të një biznesi duke e dhunuar fizikisht.

Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular