HomeEkonomiFondacioni Mane rinovon Pavionin e Onkologjisë në QSUNT, Samir Mane: Ndërhyrja do...

Fondacioni Mane rinovon Pavionin e Onkologjisë në QSUNT, Samir Mane: Ndërhyrja do të shtrihet edhe në qytete të tjera të Shqipërisë

Advertismentspot_img

Në Spitalin Onkologjik pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë përmirësuar kushtet e trajtimit për pacientët që i nënshtrohen kimioterapisë, pas një ndërhyrjeje të realizuar nga Fondacioni Mane. Investimi ka adresuar drejtpërdrejt nevojat e një shërbimi ku çdo ditë trajtohen pacientë nga e gjithë Shqipëria.

Në kuadër të kësaj ndërhyrjeje, Fondacioni Mane ka dhuruar 30 poltronë të rinj me parametra modernë, ka riparuar shtatë poltronë ekzistues dhe ka kontribuar në përmirësimin dhe zgjerimin e hapësirës së trajtimit. Për herë të parë është krijuar edhe një ambient i ri i dedikuar për marrjen e kimioterapisë ditore, tashmë plotësisht funksional dhe në dispozicion të pacientëve.

“Aktualisht kemi shtuar dhe ekselatorin e tretë, që është një ndihmë akoma më e madhe për trajtimin e pacientëve. Të gjithë po punojnë në një drejtim që të ofrojmë trajtim me dinjitet”, u shpreh Helidon Nina, Shef i Pavionit të Onkologjisë në QSUNT.

Pavioni i rinovuar u vizitua edhe nga presidenti i Fondacionit Mane, Samir Mane, i cili u tregua i gatshëm për ta shtrirë këtë nismë në të gjithë vendin.

Kjo ndërhyrje është pjesë e misionit të Fondacionit Mane për të mbështetur shëndetin dhe mirëqenien në komunitet, përmes investimeve me ndikim të drejtpërdrejtë dhe të menjëhershëm në jetën e njerëzve.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular