HomeRajoniPaneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) certifikon Listën Serbe për zgjedhjet...

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 28 Dhjetorit 

Advertismentspot_img

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) i ka hapur rrugë përfundimisht pjesëmarrjes së Listës Serbe në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit 2025.

Në një vendim të marrë këtë të shtunë, trupa gjykuese e përbërë nga Kymete Kicaj, Skender Çoçaj dhe Arsim Hamzaj, ka pranuar si të bazuar ankesën e subjektit politik serb, duke shfuqizuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të datës 10 dhjetor, i cili kishte refuzuar certifikimin e listës me 33 kandidatë.

Në arsyetimin e detajuar të vendimit, PZAP ka konstatuar se vendimi për mos-certifikim ishte “i mangët, jo i plotë dhe nuk trajtonte faktet vendimtare”.

Sipas PZAP, Lista Serbe kishte respektuar çdo afat ligjor dhe procedural. Aplikimi i tyre elektronik ishte mbyllur me sukses më 7 dhjetor dhe, më e rëndësishmja, Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar (ZRVFKSP) brenda vetë KQZ-së kishte dhënë rekomandim pozitiv.

“Zyra ka kryer të gjitha kontrollet… Kontrolli i listës së kandidatëve nuk ka rezultuar në asnjë gjetje që do të pengonte verifikimin e ndonjë prej kandidatëve të paraqitur,” citohet në vendimin e PZAP.

Thelbi i rrëzimit të vendimit të KQZ-së qëndron te fakti se anëtarët e Komisionit kishin votuar kundër rekomandimit profesional të Zyrës së Certifikimit, pa dhënë asnjë shpjegim ligjor. Në mbledhjen e 10 dhjetorit, rekomandimi për certifikim mori vetëm 3 vota pro, 2 kundër dhe 6 abstenime, duke dështuar të marrë 2/3 e votave.

PZAP argumenton se certifikimi nuk është çështje vullneti politik apo dëshire e anëtarëve të KQZ-së, por një detyrim ligjor kur kriteret janë plotësuar. “Certifikimi i kandidatëve nuk është çështje vullneti të mirë… por detyrim ligjor i çdo anëtari të KQZ-së për të certifikuar çdo subjekt që ka plotësuar kushtet,” thuhet në vendim.

Duke u bazuar në faktin se të 33 kandidatët e Listës Serbe kanë kaluar filtrat e verifikimit, PZAP ka vendosur aprovimin e ankesës së Listës Serbe, ndryshimin e vendimit të KQZ-së dhe certifikimin direkt të listës së kandidatëve të Listës Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.

Me këtë vendim, mbyllet rruga e ankimimeve për këtë çështje dhe Lista Serbe bëhet zyrtarisht pjesë e garës elektorale. /rtsh.al/

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular