Nga Agim Bajrami
Sido të vërtiten historitë, rrethanat nuk e ndryshojnë dot reflektimin e udhëtimit të brendshëm, të gjatë sa një udhëtim rreth botës, por që ndodh vetëm brenda bebes së syrit. Nuk di pse më mbeti në mënd ky pohim filozofik i Bashkim HOXHES, ndërsa lexoja faqen e fundit të romanit të tij “Balada e piratit dhe poetit”, edhe pse gjithë vepra e tij është e mbushur me pohime dhe postulate të tilla filozofikë. Ndofta nga natyra refraktare e këtij pohimi, që mban mbi supet e saj veprimet dhe peshën e ngjarjeve të kësaj vepre, por edhe nga prirja e njohur e autorit, për të analizuar psikologjitë e njerëzve, që s’dijnë ç’të bëjnë me fatet e tyre, ndërsa stuhia i ka përplasur në breg .
Ata dalin për të pritur të rejat që sjell deti, ende pa rënë këmbana, besojnë në një shpresë, që i’u shfaqet pa formë, urrejnë tik takun monoton të sahatit të kohës dhe mërmërisin fjalë mallkiml, për këmbanat që heshtin. është një lojë e heshtur me kohën dhe durimin, por edhe një rimodelim gradual i koncepteve të tyre për lirinë e munguar Edhe pse autori këmbëngul në titull se po vizaton një pasazh nga historia e rrëmbimit të shkrimtarit dhe poetit të ardhshëm spanjoll Miguel Servantes, i cili ka jetuar ca kohë si skllav në duart e piratëve të Ulqinit. në të vërtetë ky roman është një baladë epiko dramatike, për mënyrën e konceptimit të lirisë së munguar, shoqëruar me një buzëqeshje alegorike. Një gjë e tillë e vendos këtë vepër mbi një metaforë destruktive Elementi bazë i këtij destrukturimi shfaqet që në linjat e para të veprës me syrin e prishur të Xhemal Syçit njeriut, që ngjitet çdo mëngjes mbi majën e farit të vetëm të qytetit, nëpërmjet të cilit mundohet të shohë botën gjithë qyteti nënteksti Alegorik.
Një qytet i rrethuar nga deti dhe shkretëtira, që vuan nga mungesa e ngjarjeve, duke kërkuar të shohë botën nëpërmjet syrit të prishur të një njeriu anormal, patjetër që është një qytet anormal.
Personazhet e këtij qyteti e kanë pranuar këtë peisazh të mërzitshëm, teksa hyjnë e dalin brenda njeri tjetrit, pa arritur kurrë të jenë vetvetja Ebu Qerimi është njëri prej tyre Edhe pse në pamje të parë ky pasha, të sugjestionon me ëmbëlsinë dhe rimën e poezive, filozofia e tij e pranimit pa kushte të fatit e bën atë një profil të nivelit të ulët Ai nuk mund të krahasohet me pirat Arnautin.
Në çdo kënd që ta shohësh pirat Arnauti është e kundërta e tij Edhe pse vrazhdësia e tij të trëmb , dhe të jep përshtypjen e zëdhënësit të një kohe të egër dhe pa logjikë, fizionomia e tij në vijim mbetet impresionuese është një portret tërësisht shqiptar, me pluse dhe minuse e një njeriu të shekullit të XVll, si shumë bashkëkohës të tij edhe ai ushtron profesionin e piratit, por kjo nuk e ka tharë shpirtin e tij Bashkëjeton me pengun e tij Majën, por nuk e trajton atë si peng, përkundrazi mund të sillet si me një kafshë me Migelin, por nuk e bën.
Dalja e tij nga guacka e profesionit në fund të veprës, nuk mund të konsiderohen rastësore. Ato i atribuohen jo vetëm bisedave çarmatosëse të Migelit, por edhe një kohe që lëviz me hapa të shpejtë dhe konceptet e skllavërisë fillon që t’i zhbëjë pak nga pak .Ngjarjet në roman lëvizin me një ritëm të shpejtë.
Arratisja e Majës nga statusi i saj prej pengu është sinjali i parë. Sinjali i dytë është kundërshtia e Arnautit, për të pranuar florinjtë e lirimit të Migelit i gjithë romani është një tekst kundërshtues i autoritetit të dhunës dhe skllavërisë , dhe i njerëzve që nuk pranojnë të bëjnë kompromise me fatin e tyre.
Sipas botëkuptimit të Migelit, ata nuk mund të durojnë përgjithmonë t’i udhëheq ai, por ta udhëheqin ata atë, sa nëpërmjet krijimit të ishujve të ëndrrës aq dhe nëpërmjet përqafimit të filozofisë së lirisë .
Kështu kundërvëniet e heshtura të fillimit që ndodhin me drojë në vetëdijen e tyre, arrijnë të shndërrohen në arratisje dhe përplasje të fuqishme si promotor të filozofisë së lirisë në këtë vepër, autori ka zgjedhur Migelin ndonëse profili i tij i jashtëm të krijon një ndjenjë mëshire, bota e tij është një vullkan idesh.
Ndaj s’ është rastësi që menjëherë pas hyrjes së tij në skenë, romani pëson një përthyerje të beftë, dhe vizatimin e profilit të tij autori e realizon me një strukturë të tërë tekst orë.
Prania e tij krijon një klimë të re dhe mbjell një rreze shprese mbi peisazhin. e ngrirë dhe pa shpresë të qytetit, Ai tenton ta largojë sa të mund kufijtë e shkretëtirës, në një vend, ku secili ishte mësuar të jetonte jetën dhe lirinë sipas logjikës së tij. Duke e nxjerrë këtë portret kornizat e vjetra të vizatimi , autori jo vetëm e pasuron veprën me një atmosferë balaidike, por e mbush atë me më shumë ngjyra dhe lëvizje të brendshme. Katarsisi që ndodh në psikologjinë e personazheve është në një vijë të drejtë me idetë universale të autorit rreth lirisë dhe raporteve të vështira të individit me të
Migelin me statusin e tij të poetit ravijëzon një estetikë të re bukurie dhe gjykimi.
Për të ” poezia e jetuar është me më shumë vlerë, se shkrimi i shkruar në mëndje, dhe më e pagrisur, se sa të hidhet me germa të zeza, apo blu në letër ” Nuk mund të jetë poet, qoftë i keq apo i mirë, ai që fiton rrogën mbi vuajtjet dhe fatkeqësitë e tjetrit, në këto skena të egra që krijojnë ligjet dhe mbretërit”. Është ky botëkuptim dhe kjo forcë e brendshme, që e lejon atë të mbijetojë në një shoqëri jo humane, ku ligjin e bën forca dhe egërsia “dhe liria e njeriut mund të blihet vetëm me para. Narracioni i romanit edhe pse i shmang linjat lineare karakterizohet nga një ritëm i lartë edhe pse nuk mungojnë retrospektivat, ky ritëm shkon paralel me ritmin e ngjarjeve që zhvillohen në këtë qytet dhe në brendi të njerëzve të tij.
“Maja zbret shkallët me zhurmë. Ka disa baule të ngarkuara që i tërheq dhe sapo del nga shtëpia, dy prej pushkatarve lënë pushkët mënjanë dhe ngarkojnë plakat te deveja”. Nëse do t’i bënim një analizë të përciptë këtij pasazhi, do të vëreni ngutjen e gruas, për t’u larguar nga qelia e saj e pengut, por edhe vrasjen e kodit të frikës. Mënyra se si autori arrin ta pasqyrojë këtë veprim është kaq e arrirë, por dhe kaq e natyrshme. Nga ana tjetër ai e përgatit lexuesin, se pas këtij veprimi, do të ketë një kundëreagim edhe më të fuqishëm. Meritë e veprës krahas shumë vlerave të tjera, qëndron në faktin se ajo ka ditur të nënvizojë më së miri rolin negativ të shoqërive të mbyllura në dëm të individëve të tyre, gjithmonë duke i vendosur pohimet e saj përballë të vërtetave historike.
– Jeta e një njeriu mendon Migeli, në këto shoqëri, është një prozë e gjatë, nën ritmin e trokthit të një kali gërdallë, që e tërheq në rrugë të pluhurosur e të panjohura ” Ose” Po ta marrësh seriozisht realitetin, nuk të mbetet gjë tjetër, veçse të vrasësh veten Natyrisht të tilla pohime janë motivuese të për thyerjeve. dhe përmbysjeve të shumta që do të ndodhin në konstruktin qëndror, të romanit, ngritjes dhe uljes së personazheve të tij Autori operon mbi ndergjegjen e këtyre ulje ngritjeve, duke i’u dhënë linjave narrative, një frymë të nderë, si dhe një tensioni të vazhdueshëm pritje. Eshtë një tension me aftësi gërryese nga i cili kanë vuajtur jo vetëm heronjtë e kësaj vepre, por edhe vetë peisazhi ku vegjetojnë, apo lëvizin ata. Filloi me një rënie këmbane nga Xhemal Syçi. dhe e mbyll po me një të tillë, sapo u largua pengu i fundit dhe kur lajmet me piratë dhe pengje njerëzore kishin reshtur përfundimisht. Romani të tërheq për stilin e gjallë të rrëfimit, forcën monologuese dhe energjinë që përhap, për ndërthurjen e epikës me të sotmen, por mbi të gjitha për natyrën e theksuar balaidike Kjo e bën atë më të veçantë dhe më interesant, si dhe një prurje me peshë në romanin tonë bashkëkohor.







