HomePolitike"Foltorja 1" e Berishës/Salianji "plas bombën": Me kërcënimet e Suel Çelës u...

“Foltorja 1” e Berishës/Salianji “plas bombën”: Me kërcënimet e Suel Çelës u mblodhën firmat për “Kuvendin e Stadiumit” 4 vite më parë

Advertismentspot_img

Mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike një ditë më parë u shoqërua me debate dhe përplasje të ashpra mes ish-deputetit demokrat, Ervin Salianji dhe Flamur Nokës. Këtij të fundit Salianji i kërkoi në fytyrë që të dorëhiqet me argumentin se e ka shkatërruar Partinë Demokratike, duke e akuzuar edhe si një nga përgjegjësit për situatën e krijuar me përzgjedhjen e Avokatit të Popullit, ku Endri Shabani mori firmat e PD-së, por u zgjodh vetëm me votat e PS.

Përplasja mes tyre nuk mbeti vetëm në këtë prizëm, por palët kanë hedhur akuza ndaj njëri-tjetrit edhe për lidhje me Suel Çelën, të cilin SPAK e konsideron si kreun e një organizate kriminale me bazë në Elbasan, qyteti ku vepron grupi i tij.  Duke iu shmangur thirrjes për dorëheqje, Flamur Noka akuzoi në mbledhjen e kryesisë Salianjin për lidhje me Suel Çelën, një personazh që shpesh është akuzuar edhe për lidhje me Partinë Socialiste.

Për të justifikuar pjesëmarrjet e ulëta në protesta, por edhe në foltoret që Berisha ka nisur me demokratët, Flamur Noka hodhi akuza në mbledhjen me dyer të mbyllura se me porosi të Ervin Salianjit njerëzit po angazhoheshin nga Suel Çela që të mos i bashkoheshin foltores së zhvilluar nga Berisha 2 ditë më parë, por të shkonin tek ajo që pritej të zhvillonte Salianji.

“Në Elbasan njerëzit thonë që po angazhohet Suel Çela për të mos pasur njerëz te foltorja dhe ky është ndikimi yt”, i tha Noka-Ervin Salianjit brenda mbledhjes së Kryesisë, ndërsa të njëjtat akuza i ripërsëriti sërish jashtë selisë së PD.

“Kemi pasur ankesa që nga Elbasani, që Suel Çela është angazhuar për të telefonuar, pra për të kërcënuar dhe shantazhuar demokratë që të mos merrnin pjesë në foltoren e Sali Berishës dje, por të marrin pjesë në një foltore tjetër, të, nesër apo pasnesër, nuk e di datën saktë”, tha Noka.
Ish-deputeti Salianji mohoi jashtë mediave në mënyrë kategorike këto akuza.

“S’kam takuar asnjë person të krimit, këto se di nga dalin, janë muhabete kot. Jam i keqardhur që mbledhja e zhvendos foksusin nga protesta”, tha Salianji, duke shtuar se çdo akuze do t’i përgjigjen me fakte dhe me prova.
Situata u tensionua pas akuzave të ashpra që Salianji lëshoi në drejtim të Nokës, duke ia thënë në sy se është ai personi që duhet të ketë kujdes sa i takon lidhjeve me Suel Çelën. Në përballjen e parë me kolegët demokratë pasi nisi ‘Foltoren’, Salianji nuk e kurseu Nokën, duke i kujtuar edhe një akuzë që është artikuluar më herët nga Gazment Bardhi, se Suel Çela është në shërbim të tij dhe Sali Berishës.

Pa e përmendur me emër Bardhin, Salianji i kujtoi Nokës deklaratat e tij në vitin 2021, kur thonte se Suel Çela është angazhuar për të mbledhur firmat për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së, kohë kur Berisha po luftonte për t’i marrë partinë Lulzim Bashës. Sy për sy, Salianji i tha Nokës se nën kërcënimin e Suel Çelës mblidhte firmat e seksioneve.

“Ende nuk e kam caktuar takimin, por meqë deri sot kam menduar që nuk dua përçarje dhe as dua të flas, po të them që ti duhet të jesh i kujdesshëm, sepse ke qenë i akuzuar para 4 vitesh se mblidhje firmat e seksioneve nën kërcënimin e Suelit. Pastaj, se kush e takon, ju e dini që jua sjell me fakte nëse vazhdoni me këto idiotësi”, i ka thënë Salianji-Nokës në mbledhje.
Mbledhja në Kryesinë e PD-së u zhvillua një ditë pas vendimit të Kushtetueses që riktheu në detyrë Belinda Ballukun dhe Sali Berisha njoftoi nisjen e protestave kombëtare. Por vëmendjen kryesore në 4 orë mbledhje me dyer të mbyllura e mori lëvizja e re brenda PD-së e Ervin Salianjit dhe kërkesa që ky i fundit i drejtoi Nokës për të dhënë dorëheqjen. Gishtin ndaj sekretarit të përgjithshëm të PD-së, e drejtoi edhe i vetmi anëtar që i doli në krah Salianjit, Bislim Ahmetaj i cili me ironi tha se partia nuk ka kohë të takojë njerëz, pasi janë të zënë të mbajnë Flamur Nokën me makinë 100 mijë euro.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular