HomeKryesoreShqipëria para Malit të Zi në BE? Franca bllokon Podgoricën, Tirana avancon

Shqipëria para Malit të Zi në BE? Franca bllokon Podgoricën, Tirana avancon

Advertismentspot_img

Kur dukej se Mali i Zi po ecte me hapa të shpejtë për t’u bërë shteti i parë nga rajoni ynë si anëtar me të drejta të plota i BE-së një lajm i keq erdhi këtë fundjavë për Podgoricën. Franca vuri veton duke e bllokuar anëtarësimin e Malit të Zi në BE.

Në kryeqytetin e fqinjit tonë verior mendojnë se ky vendim i papritur i Parisit lidhet më shumë me zgjedhjet e vitit 2027 në Francë sesa me reformat në Mal të Zi.  Presidenti francez Emmanuel Macron, partia e të cilit përballet me një betejë elektorale për të mbetur në pozicionin presidencial në vitin 2027, ka vendosur ta lërë mënjanë temën e zgjerimit të BE-së, e cila nuk ka mbështetjen e shumicës në shoqërinë vendase, ndërsa opozita dhe Fronti Kombëtar i krahut të djathtë kundërshtojnë fuqimisht zgjerimin e BE-se.

Po ashtu ka spekulime se ndoshta lidhet edhe me deklaratën e presidentit serb Vuçiç për anëtarësimin e gjashte shteteve te Ballkanit Perëndimor në BE në grup në të njëjtën kohë. Pa heqjen e vetos nga Parisi për mbylljen e dy kapitujve të fundit në negociata, do të jetë e vështirë të arrihet mbyllja e të gjitha kapitujve për këtë shtet deri në fund të vitit 2026. 

Ky ndryshim qëndrimi nga Parisi zyrtar erdhi vetëm disa orë pas mesazhit të kancelarit gjerman Friedrich Merz se duhet të fillojë shkrimi i traktatit për pranimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian. Në konferencën ndërqeveritare të së martës të anëtarësimit në Bruksel më 16 dhjetor 2025.

Mali i Zi do të mbyllë përkohësisht negociatat mbi kapitujt që kanë të bëjnë me lëvizjen e lirë të kapitalit, të drejtat e shoqërive tregtare dhe lirinë për të ofruar shërbime.

Mali i Zi i nisi negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian më 29 qershor 2012. Që prej asaj kohe, Podgorica ka hapur të gjithë kapitujt negociues 33 ne total por ka mbyllur përkohësisht vetëm shtatë prej tyre.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular