Përfaqësuesja e Shqipërisë në Junior Eurovision 2025, Kroni Pula u rendit e gjashta në këtë kompeticion muzikor që bëri bashkë fëmijë nga shtete të ndryshme të botës.
Në këtë ngjarje të rëndësishme kulturore, që u mbyll mbrëmjen e djeshme, triumfoi këngëtarja franceze Lou Deleuze me këngën “Ce Monde”.
Përfaqësuesja e Shqipërisë, Kroni Pula, ka arritur një rezultat mjaft dinjitoz, duke e pozicionuar vendin tonë në vendin e 6-të mes 18 shteteve pjesëmarrëse. Me këngën “Fruta Perime”, Kroni u duartrokit gjatë në sallë, ndërsa grumbulloi në total 145 pikë.
Një moment kulminant ishte vlerësimi maksimal nga vetë fituesi i festivalit; juria e Francës i dha Shqipërisë 12 pikë.
Mbështetja për këngën shqiptare ishte masive edhe në votimin online. Nga votat e publikut që përfshinin votues nga 188 vende të ndryshme të botës, Shqipëria arriti të merrte plot 85 pikë, çka ishte vendimtare për t’u ngjitur në pjesën e sipërme të tabelës përfundimtare.







