HomeEkonomiTatim 5% për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme duke nisur nga 1...

Tatim 5% për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme duke nisur nga 1 janari, Kuvendi jep miratimin final

Advertismentspot_img

Të gjithë qytetarët që do të rivlerësojnë pronat do të kenë tatim 5% për vitin e ardhshëm. Kuvendi ka miratuar me 76 vota pro, 22 kundër dhe zero kundër Projektligjin për ‘Rivlerësimin e pasurive të Paluajtshme’.

Edhe pse opozita kërkoi që tatimi të jetë 2% për familjet, ministri i Financave tha në Kuvend, se nuk mund të ulet për shkak se për herë të parë do të njihet amortizimi apo vjetërsia e banesave.

Po ashtu u rrëzuan edhe amendimet e propozuara nga deputeti Erion Braçes, për këtë proces për tatim 3% për zonat jo-rezidenciale. Gjithashtu ai kërkoi të përfitojnë edhe shtëpitë e apartamentet që janë në proces legalizimi dhe të atyre që janë në proces regjistrimi.

Prej janari deri në dhjetor të vitit 2026, i gjithë vendi do të përfshihet në fushatën e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme. Ky proces do të bëhet përmes një norme tatimore prej 5%, ndryshe nga sa është aktualisht prej 15% nëse shitet prona.

Kjo gjithsesi është norma më e lartë tatimore e aplikuar ndonjëherë për këtë proces, që prej kur ka ndodhur rivlerësimi i parë, që është e njëjtë si për bizneset dhe për individët. Tatimi paguhet për diferencën e vlerës mes asaj të regjistruar në kadastër dhe asaj me të cilën do të rivlerësohet sipas çmimeve referencë fiskale ose sipas nnë raporti vlerësimi të pavarur.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular