HomeKultureFestivali i 64 i Këngës në RTSH, ja ku mund të gjeni...

Festivali i 64 i Këngës në RTSH, ja ku mund të gjeni biletat për 4 netët e spektaklit. Zbulohen disa prej surprizave dhe risive të këtij edicioni

Advertismentspot_img

Ethet e ngjarjes më të madhe muzikore të vitit kanë nisur. Radio Televizioni Shqiptar ka njoftuar zyrtarisht se përgatitjet për edicionin e 64-të të Festivalit të Këngës janë drejt fundit dhe biletat për të ndjekur spektaklin nga afër janë tashmë në dispozicion të publikut.

Ky edicion premton të sjellë një atmosferë festive përmes një maratone prej 4 netësh, ku nuk do të mungojnë gara e fortë mes artistëve, performancat e jashtëzakonshme live dhe të ftuarit specialë.

Si të siguroni biletat?

Organizatorët u kanë bërë thirrje artdashësve të nxitojnë për të rezervuar vendet e tyre në sallë, pasi interesi pritet të jetë i lartë. Biletat mund të blihen vetëm online përmes platformës zyrtare www.myticket.al.

Ky edicion vjen me premtimin për të qenë një nga më të veçantët, duke ruajtur traditën, por duke sjellë edhe surpriza skenike për publikun në sallë dhe teleshikuesit.

Transmetimi Ekskluziv

Për ata që nuk do të mund të jenë të pranishëm fizikisht, Festivali i 64-të do të transmetohet ekskluzivisht në ekranin e Radio Televizionit Shqiptar (RTSH). Nën moton “aty ku muzika bashkon brezat”, ky festival synon të bëjë bashkë familjet shqiptare para ekranit për të shijuar muzikën e mirëfilltë shqiptare.

Orkestra, bendi muzikor dhe artistët vijojnë provat intensive përpara fillimit të Festivalit të 64-të në RTSH.

Organizatorët kanë zbuluar disa prej surprizave dhe të ftuarve të këtij edicioni, ku mysafiri special në natën e katërt (finale) do të jetë këngëtari estonez Tommy Cash.

Lajmi u publikua nga drejtoresha e përgjithshme e RTSH-së, Eni Vasili.

Ndërkohë producentja e këtij edicioni, Belioza Çoku, tregon për të ftuarit e tjerë dhe temën e Festivalit të 64-të, e cila është “Neo Albania Future” – një vizion për të ardhmen e muzikës shqiptare.

Për dirigjentin Alfred Kaçinari, risia më e madhe e këtij edicioni janë këngëtarët e rinj, të cilët janë edhe qëllimi kryesor i festivalit.

Skenaristi i Fest 64, Koloreto Cukali, tregon se mes dy moderatorëve Salsano Rrapi dhe Arilena Ara ka një kimi profesionale, çka e ka ndihmuar për t’iu përshtatur sa më shumë skenarit.

Në dy netët e para do të prezantohen këngët për publikun dhe jurinë, nata e tretë i përket natës së nostalgjisë, e cila do t’i dedikohet këngëve dhe autorëve që kanë bërë historinë e festivalit ndër vite, ndërsa nata e katërt, finale, do të zgjedhë fituesin që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular