HomePolitikeNepotizmi brenda partisë/Grupi i PS krijon komision etike për të kontrolluar të...

Nepotizmi brenda partisë/Grupi i PS krijon komision etike për të kontrolluar të afërm në nivel drejtues

Advertismentspot_img

Socialistët avancojnë përpjekjen e tyre për të çuar përpara minimizimin e nepotizmit në radhët e PS, duke krijuar një komision etike.

Projekti u prezantua përpara grupit parlamentar në prezencën e Edi Ramës dhe detajet i dha kryetari grupit Taulant Balla.

“Po marr shembullin: unë jam një deputet i zgjedhur i Partisë Socialiste, duhet të jetë shumë e qartë për të gjithë ata që janë rrethi familjar i imi që nuk kanë punë me administratën publike. Fatmirësisht nuk e kanë këtë hall por kushdo që e ka këtë hall duhet të shkëputet nga ky hall”, u shpreh Taulant Balla.

Top Channel mësoi se ky komision etike brenda PS do të drejtohet nga Lindita Nikolla dhe anëtarë Kiduina Zaka, Erjon Malaj, Marjana Koceku dhe Ermal Elezi.

Dy ditë pas vendimit të gjykatës Kushtetuese që ia hoqi pezullimin zëvendës-kryeministria Belinda Balluku e nisi ditën duke marrë pjesë në mbledhjen e grupit të PS.

Më pas Belinda Balluku sipas burimeve qeveritare është rikthyer sipas vendimit te Gjykatës Kushtetuese dhe po bën detyrat që mban me kompetenca të plota

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular