Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, të zhvilluar këtë të hënë, mësohwt se janë diskutuar zhvillimet e pritshme në seancën plenare të së enjtes, puna e komisioneve parlamentare si dhe rendi i ditës.
Një fokus i veçantë i mbledhjes ka qenë aksioni i opozitës brenda Parlamentit, paralelisht me protestat jashtë tij.
Gjatë diskutimeve, deputetët Belind Këlliçi, Klevis Balliu, Saimir Korreshi dhe Bledion Nallbani kanë folur për mundësinë e një përshkallëzimi dhe radikalizimi të aksionit opozitar në Parlament, duke mos përjashtuar edhe skenarin e një greve urie.
Teza është diskutuar, por deri në këto momente nuk është marrë asnjë vendim konkret.







