nga Arjan Galdini
Erdhi dhe koha e momenti për të cilin ju kam thënë e stërthënë…
Djali Plangprishës, do të rikthehet në shtëpinë e “Babës”…
Jo se ai doli ndonjëherë kundër “Babës”…
Gjithmonë kishte qenë, ka qenë, është e do të jetë “delfini i Babës”…
Edhe kur i bashkohej AKZ, edhe kur u bë ndërthurrës, edhe kur u bë Protestues, kujdesej “Baba” tia rriste imazhin e mbushte sheshin e paguante Faturat…
Tani, shërbimi është kryer.
Po vjen koha për “shpërblimin”…
Shok – Armikun e “Djalit Plangprishës”, “Baba” e hodhi tek Avokatura e Shtetit, që edhe të ndërtojë një kinse “konflikt të ri” me Ramën, në mënyrë që gjindja që s’mendon thellë e shtruar, të kujtojnë se “Baba” gaboi padashje, por tani do e ndreqë duke bërë lanet Shabanin e duke kërcënuar me “revolta” Tiranin…
Në fakt, mos harroni, Tirani Rama me “Babë Saliun”, janë kujdesur që të luftojnë të qetë pa i prishur planet, se në 11 maj 2025, e nxorrën rezultatin si deshën, pra Rama i ka 86 votat për ti votuar pazaret me “Babën”, duke bërë sikur po luftojnë e kacafyten për jetë a vdekje me njëri – tjetrin…
Tani “Babës” i duhet kontrolli i plotë mbi “Tokën e Xanun” Opozitare…
Ndaj i duhet gjak i ri Gavroshi Barrikadash, që të vërë në rresht të gjithë ata që duan mendim e thellim e reflektim…
Prandaj i duhej Tik Gavroshi i Barrikadave…
Me Tikun, standartizohet modeli i vjetër i “shkëlqimit në sytë e Saliut”, nëpërmjet një “Lideri të Ri”…
Pra, duhet “Gavrosh” që smendon, por që bëhet hero se Proteston e Qëndron, për ti ngrohur sheshin Doktorit, që Tikut me Klikime, tia mbush sheshin me “Opozitarë” prej vërteti që kalojnë nga “klikimi” tek “reagimi”…
Jo se do ndryshojë gjë, sepse pazarin Doktori e ka me Ramën.
Por duke u zënë bashkë, Doktori shan Sorosin..
Ndërkohë që me taktika hileqare shpëblejnë së bashku Rama dhe Doktori, “çunat e Sorosit”, duke e bërë njërin Renegat – Avokat, e tjetrin Gavrosh – Opozitar Qëndrestar…
Folën në Foltore..
Koha të bëhen bashkë në Faltore…
Mos më thoni që nuk jua kam thënë çdo ditë këtë të vërtetë…
Faltore të mbarë..







