HomeKultureNumri më i ulët prej vitit 2003! Eurovision publikon listën e vendeve...

Numri më i ulët prej vitit 2003! Eurovision publikon listën e vendeve pjesëmarrëse

Advertismentspot_img

Eurovision Song Contest do të mirëpresë vetëm 35 vende në konkursin e vitit të ardhshëm pas bojkotit të disa shteteve për pranimin e Izraelit.

Ky është numri më i ulët që prej vitit 2003, përpara se të prezantoheshin gjysmëfinalet dhe të shtoheshin vendet hyrëse.

Unioni i Transmetimit ka konfirmuar listën e transmetuesve publikë që do të marrin pjesë.

Spanja, Irlanda, Holanda, Sllovenia dhe Islanda janë tërhequr. Bullgaria, Rumania dhe Moldavia po rikthehen pas pushimi

Gjysmëfinalet e vitit të ardhshëm në Vjenë do të jenë më 12 dhe 14 maj. Finalja e madhe do të mbahet më 16 maj.

Pritet të ketë një juri më të larmishme dhe kontrolle të përmirësuara votimi.

EBU u shpreh se shpreson që ndryshimet të bëjnë që konkursi të mbetet “një hapësirë neutrale për të shpalosur muzikën, talentin dhe bashkimin, i lirë nga ndikimi i papërshtatshëm.”

Së fundmi, Nemo dhe fituesi irlandez i Eurovision në vitin 1994 kanë kthyer trofetë e tyre në shenjë proteste ndaj pjesëmarrjes së Izraelit.

Lista e 35 vendeve pjesëmarrëse:

Shqipëri

Armeni

Australi

Austri

Azerbajxhan

Belgjikë

Bullgari

Kroaci

Qipro

Çeki

Danimarkë

Estoni

Finlandë

Francë

Gjeorgji

Gjermani

Greqi

Izrael

Itali

Letoni

Lituani

Luksemburg

Malta

Moldavi

Mal i Zi

Norvegji

Poloni

Portugali

Rumani

San Marino

Serbi

Suedi

Zvicër

Ukrainë

Mbretëri e Bashkuar

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular