HomePolitikeOpozita bojkotoi komisionet parlamentare, PS nis diskutimet për ndryshimin e ligjeve të...

Opozita bojkotoi komisionet parlamentare, PS nis diskutimet për ndryshimin e ligjeve të Reformës në Drejtësi

Advertismentspot_img

Opozita bojkotoi sot komisionet parlamentare duke vënë në zbatim bojkotin, ose vendimin për ndërprerjen e diskutimeve me mazhorancën.

Masa nuk pengoi mazhorancën të vijojë diskutimet madhe edhe për ligjet që prekin reformën në drejtësi. Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale ku kryetar është Fatmir Xhafaj diskutoi nismën “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe atë per “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” të deputetit Olsi Komici,

Në diskutime u tha se gjyqtarët kërkojnë që të dalin në pension 75 vjec, element ky që sipas tyre do të ndihmojë në uljen e stokut të dosjeve që presin për gjykim. Fatmir Xhafaj tha se ky është problemi më i madh i drejtësisë sot, dhe shfaqi rezerva për disa ndryshime që mazhoranca kërkon tu bëjë ligjeve të reformës, për arsye teknike.

“Nga Unioni i Gjyqtarëve na ka ardhur një propozim që mosha e pensionit për magjistratët të shtyhet në 75 vjeç. Për fat të keq, kjo çështje ka shkuar tashmë ne emergjencë”, tha Olsi Komici.

“Nuk ka problem më të madh se ky, por a e zgjidhin këto ndërhyrje ligjore?”, tha Fatmir Xhafaj.

Për ndërhyrjen në ligjet e drejtësisë Xhafaj, i cili drejtoi 10 vite më parë reformën në drejtësi, kërkon një analizë të plotë,.

“Çfarë ka ndodhur? KLGJ dhe KLP nuk kanë bërë punën e tyre dhe ne ndërhyjmë për një zgjidhje përjashtuese për krerët e gjykatave dhe prokurorive. Po sikur të ndodhë prapë në të ardhmen kështu?”, tha Fatmir Xhafaj.

“Ne i futëm aty anëtarët nga avokatia, akademia apo shoqëria civile që të sjellin më afër interesin qytetar. A e zgjidh kjo ndërhyrje këtë? E garanton profesionalizimin?”, tha Xhafaj në lidhje me KLGJ dhe KLP.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular