Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nënvizoi rëndësinë strategjike të Mitrovicës për shtetin dhe nevojën për bashkëpunim ndërinstitucional për ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.
Gjatë takimit me kryetarin e komunës së Mitrovicës, Faton Peci, Osmani theksuar rëndësinë politike dhe strategjike të Mitrovicës për shtetin.
“Jam e bindur se edhe nga aspekti politik, duke e ditur rëndësinë e kësaj pjese për shtetin tonë, do të bashkëpunojmë sa më shumë që të jetë e mundur, që ta ruajmë sovranitetin e integritetin e Kosovës. Këto toka kanë qenë gjithmonë të shqiptarëve dhe vetë trashëgimia kulturore ilire, që shihet kudo në pjesët veriore, sado të largëta brenda territorit tonë, është dëshmia më e madhe e kësaj”, tha Osmani
Osmani u shpreh se Mitrovica dhe veriu i vendit janë toka shqiptare, duke u bazuar në trashëgiminë kulturore ilire si dëshmi e këtij fakti historik.
Ajo gjithashtu shprehu besimin se ekipi i ri komunal do të sjellë zhvillim, projekte dhe perspektivë më të mirë për qytetarët e qytetit.







